TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2023, 14:21

“Garnizon” me 400 ushtarë për kampin e refugjatëve në Shëngjin, jashtë strukturës së NATO

Shkruar nga Pamfleti
“Garnizon” me 400 ushtarë për kampin e refugjatëve
Niko Peleshi dhe Edi Rama /

Statuti, rregullorja dhe protokolli i NATO-s, nuk lejojnë krijim strukturash shërbimi të tilla në kampe refugjatësh, as kur janë të krijuar me ligj të shtetit përkatës e me konventa ndërkombëtare; por Edi Rama ka vendosur ta krijojë këtë garnizon të paligjshëm me 400 ushtarë punëtorë, jashtë strukturës të NATO-s në Shqipëri, me vartësi direkt nga qeveria...

Megjithëse pazari mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, është ende “Tekst Protokoll” dhe nuk është as akt-marrëveshje dhe as vendim qeverie i ratifikuar në parlament, Babloku ka nisur masat e zbatimit e marrëveshjes, me detyrat që po i lë ministrave.

Veprimin e parë e ka bërë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, drejtuar Ministrisë së Financave, me Shkresë Nr. 217/7, datë 9 tetor 2023 titulluar: “Kërkesë shtim fondi të veçantë të vitit 2024, për krijim force ushtarake në dispozicion të qendrave të refugjatëve që do deportojë Italia”.

Nëse kjo letër protokolli “Rama- Meloni”,  do ishte bërë ligj, ministri Niko Peleshi do ishte duke zbatuar pikën 4 të nenit 6, ku thuhet: - Për detyrimet e ndërsjella të sigurisë në kampin e refugjatëve, secila palë ngre një njësi speciale për mbarëvajtjen dhe mbikëqyrjen e çështjeve të sigurisë”, që parashikon dhe përdorimin ushtrisë në raste të domosdoshme.

Edhe pse ky pazar nuk është bërë akoma ligj, përveç ministrit Taulant Balla, që e ka gati policinë dhe mund të heq forca nga sektori i sigurisë publike apo anti-krimi, Babloku ka urdhëruar ministrin Niko Peleshi, të bëjë gati njësinë ushtarake.

Prandaj ditën enjte, ministri Peleshi i është drejtuar Ministrit të Financave, Ervin Mete, për akordimin një fondi shtesë në buxhetin e vitit 2024, si nevojë emergjente për të krijuar njësinë e posaçme ushtarake për të mbajtur nën kontroll refugjatët.

Sipas projektit bashkëngjitur kërkesës, Ministria e Mbrojtjes do krijojë një forcë me 400 ushtarë të rinj, që do punësohen duke filluar në 3 mujorin e dytë të vitit 2024, njëkohësisht me ngritjen e qendrës së pritjes së refugjatëve në Shëngjin dhe kampit në Gjadër.

Trupa me 400 ushtarë, do jetë repart “Garnizon” me 3 kompani e 5 toga speciale, të cilat do jenë forcë stabiliteti sigurie, gjatë zbritjes së refugjatëve nga anijet e grumbullimit në Shëngjin, hipja në makinat ushtarake si dhe operacionet e transportimit për në kamp.

Tamam si “F.N.SH” e “Shqiponja” të policisë, do jetë dhe garnizoni i Ministrisë së Mbrojtjes, me detyrë ndërhyrjeje në rast se policia italiane kërkon ndihmë për vendosje rendi brenda kampit.

Por përveçse do përdoret bashkë me policinë si rrethim mbështetës, këto forca do përdoren edhe nëse policia shqiptare humbet kontrollin në rrethimin e jashtëm.

Madje do përdoren edhe për gjurmimin dhe kapjen e refugjatëve që arratisen nga kampi, tamam si ish-garnizonet e ushtrisë gjatë diktaturës, që gjurmonin, kapnin dhe izolonin ushtarët e larguar pa leje nga repartet.

Statuti, rregullorja dhe protokolli i NATO-s, nuk lejojnë krijim strukturash shërbimi të tilla në kampe refugjatësh, as kur janë të krijuar me ligj të shtetit përkatës e me konventa ndërkombëtare; por Babloku ka vendosur të krijojë këtë garnizon të paligjshëm me 400 ushtarë, jashtë strukturës të NATO-s në Shqipëri, me vartësi direkt nga qeveria./Pamfleti

400 ushtarë kampi i shëngjinit garnizon jashtë strukturës së natos-s

Lini një Përgjigje