TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2023, 13:38

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e tre deputetëve demokratë

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e tre deputetëve

Mazhoranca ka kërkuar masë disiplinore për disa deputetë të opozitës, përkatësisht Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.

Vendimi vjen pas seancës plenare të ditës së djeshme ku opozita bllokoi foltoren me karrige dhe seanca u zhvillua me tensione të shumta.

Në letrën dërguar Kryetares së Kuvendit dhe Sekretariatit të Etikës, PS kërkon përjashtimin e deputetëve për ndezjen e tymueseve në sallë.

Sipas socialistëve deputeti Saimir Koreshi i cili ndezi tymueset, i mori ato nga çantat personale të deputeteve Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj.

Në orën 15:00 pritet të mblidhet Sekretariati i Etikës për shqyrtimin e kërkesës.

Kuvendi u kthye në kaos dje pasi opozita përmbysi karriget dhe ndezi tymuese. Seanca parlamentare zgjati vetëm 20 minuta ku mazhoranca rrëzoi 6 projektligje të depozituara nga opozita.

Deputetët e PD, kanë bërë të qartë se janë tre kushte të cilët duhet të plotësojë mazhoranca që të kthehet normaliteti në Kuvend.

“Opozita është e vendosur te mos lejoi jetë normale parlamentare deri ne plotësimin e kërkesave të saj: 1- Ngritjen e komisioneve hetimore,

2- Përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore,

3- Mazhoranca të heq dore nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës, duke mos ndërhyjë e  të vendos kush është opozita”, thuhet në kërkesat e opozitës.

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e tre deputetëve

lindita nikolla kaosi në kuvend

Lini një Përgjigje