TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2025, 21:05

Hetimet ndaj zv/kryeministres Balluku, flet për herë të parë Rama: SPAK ka punën e vet, ne tonën!

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet ndaj zv/kryeministres Balluku, flet për herë të parë

Rama u shpreh se SPAK ka punën e vet dhe qeveria të vetën, ndërsa nënkuptoi se asgjë nuk do të ndryshojë sa i përket kabinetit qeveritar.

Pas mbledhjes së parë të përbashkët Shqipëri-Itali, kryeministri Rama ka folur nga Roma për punën e SPAK dhe dosjet e nxehta të duart e tij.

Rama iu përgjigj për herë të parë pyetjes lidhur me hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Balluku.

Kryeministri u shpreh për "Real Story" se SPAK ka punën e vet dhe qeveria të vetën, ndërsa nënkuptoi se asgjë nuk do të ndryshojë sa i përket kabinetit qeveritar.

Rama tha se politika nuk do të ndikojë në drejtësi.

Pyetje: Z.Kryeministër, zv/kryeministrja po atë ditë të premte u mor në hetim për mosbarazi në trajtimin e tenderit për tunelin e Llogarasë, ju nuk keni bërë asnjë koment

Edi Rama: Edhe s’kam ndërmend të bëj. Cfarë komenti të bëj? Si tha Loro Boriçi shiu ka punën e vet ne kemi punën tonë.

Pyetje: SPAK-u ka punën e vet ju keni punën tuaj?

Edi Rama: Normal, janë të ndara. Nuk kemi asnjë dilemë në këtë pjesë.

Pyetje: Dhe nuk ndryshon asnjë?

Edi Rama: Çfarë do të ndryshojë?

Pyetje:Ju e dini…

Edi Rama: Çfarë do të ndryshojë? Duhet të mësohemi me këtë. Nuk është diçka që tanimë kemi nevojë akoma të jetojmë për të mësuar. Duhet të mësohemi me këtë, që jetojmë në një sistem ku Partia Socialiste e Shqipërisë dhe askush tjetër, që të jemi shumë të qartë për këtë me mua në krye, i kemi njohur pavarësinë e plotë drejtësië. Dhe njësoj siç janë tërhequr fuqitë koloniale nga teritoret e kolonizuara kemi tërhequr politikën nga territori i drejtësisë. E kemi tërhequr. Dhe jemi të vetmit garant për mosfutjen përsëri të politikës në territorin e drejtësisë.

Pyetje: Jeni të sigurt për këtë?

Edi Rama: Jam 100% i sigurt sepse të tjerët përbetoheshin që do ta shkrijnë SPAK-un të nesërmen po të fitonin zgjedhjet.

Pyetje: Po unë këtë po thoja…

Edi Rama: Jo po të fitonin por kur të fitonin zgjedhjet.

Pyetje: Unë këtë po thoja por nga ana tjetër duket që fashikujt e SPAK-ut të përhapen nga deputetët e opozitës. Nga këtu thoni që nuk ka influencë politike, ndoshta nuk ka influencë politike nga ju por a jeni i sigurt që nuk ka nga pala tjetër?

Edi Rama: E kisha në sensin që jemi të vetmit garant që politika nuk do të futet në atë territor për ta rimarrë prap territorin dhe për ti njohur drejtësisë…

Pyetje: Dhe unë këtë po ju pyes, a jeni i sigurt që kjo nuk ndodh dhe sot?

Edi Rama: Nuk po flasim për lidhje, për kanale, për prokurorë që bëjnë lojëra me median që rrjedhin informacione, që rrjedhin sekrete hetimore etj etj, por nuk po flasim për këto, difekte, faje, krime brenda sistemit të drejtësisë. Po flasim për pavarësinë e atij territori dhe për garancinë që ai territor nuk do të pushtohet nga politika dhe garant për këtë jemi vetëm ne. Të tjerët do ta kishin ripushtuar nëse do të kishin fituar zgjedhjet dhe janë gati në çdo moment që të marrin pjesë në nje ripushtim. Por kjo nuk ka për të ndodhur sa te jem unë këtu.

8 Komente

  1. p
    pali

    Ti je nje kokra hajdutit qe e ke bere kete vend lavatrice te parave te pista dhe vendstrehim te krimineleve dhe trafikanteve me te rrezikshem shqiptare dhe jo vetem. Kaq vlen ti.

    1. B
      Bashkimi

      Patjeter qe nuk e shkarkon dot Ballukun, se leket i ka marre vete, dhe te gjitha reagimet e kryeministrit e shpjegojne me se miri kete. Po te ishte nje afere e vogel, do shikonim nje tjeter reagim, deklarata te tjera. Ne kete rast eshte zbuluar, dhe o do ikin te dy ose do shpetojne te dy. Te pakten 50 milion evro me nje dore me nje procedure. Hajni e paster dhe prape pa piken e turpit del dhe ben moral ben politike. Demagog i lindur, qe ka gjetur ca budallenj si ne qe bejme sehir dhe shohim perdite si vidhemi.Jemi nje popull i lodhur pa nerv pa gjak pa dinjitet, se nuk mund te shpjegohet ndryshe ky indiferentizem.

      1. T
        Tirona

        Vidh o mret vidh . Vidh q* nonën se ske lon gjo mo për ne. A tvje naj çik zor ja qr që je veni më i varfër në EU e je i vetmi ven “demokratik” në rruzullin tokësor që çdo tender fitohet me minimumi 98% të fondit limit. Kaq a nuk mjafto o pallosh me hudh syt me pa naj her ore si ka munsi kjo pun që çdo tender fitohet me 98% minimum.. po vdeksh e të dalt shpirti gjith vujtje o hale ti bashk me ça ka vjedh në kte tokë

        1. E
          Edi rama

          Edhe kur te arewstohet ky spaku punen tij do beri se sberi ky tijen

          1. b
            beni

            Mbreti ka shkeputur cdo kontakt me realitetin ne vend. Nuk po kupton dhe nuhat dallgen e madhe te zemerimit pakenaqesise zhgenjimit dhe revoltes te "sklleverve " te tij. Provokon me arrogancen e tij pa kuptuar realitetin. Dikush duhet ta ul me kembe ne toke sa nuk do jete vone. Blejme naften me 1.9 euro, djathin me 20 eu/kg me shtrenjt se kudo ne europen perendimore , dhe te gjitha me rradhe. Na vjedh per dite, dora ne xhep cdo cast, ti durojme dhe pordhet sikur nuk shkon.

            1. B
              Besa

              Ky Sokol Balla vertet eshte bere letyre, i shpifur, lepires profesionist. Nj einterviste fallco e mbushur me ca premtime idiote, si e si te mashtroj sic ka bere keto 12 vite. Cdo fjali fillon me 'do te'. Nje deshtak patologjik qe mashtron pa pike turpi duke ju referuar te ardhmes, me qellim qe mos lere gjurme per ate qe kalon.

              1. E
                Edi

                Ka vite Ben, por e paska hallin shume te madh qe te detyrohet te kepuse brroçkulla nga mengjesi deri ne darke, pa i’u dridhur qerpiku, nderkohe qe do duhej te kerkonte ndjese dhe te mundohej te riparonte shume gjera ne kete vend!

                1. b
                  besa

                  Rast me flagrant korrupsioni zullumi grabitje me te hapur se tuneli llogarase nuk ka.Qeveria vazhdon axhenden e sajper anetaresimin e Shqiperise ne BE sikur asgje nuk ka ndodhur!!!!!!!!!! Palloshi gjate vjen verdalle si e si ta largoj vemendjen, po kesaj rradhe ka dale lakuriq. I ngecen ne fyt, se nuk jane dhe pak. Dhe del e flet pas 12 vjetesh ne pushtet se ca do bej ne 2030. Dmth Shqiperia me kete korrupsion kaq masiv, nje lavatrice e pastrimit te parave, vend tranziti i drogerave te forta , me nje administrate apatike te paafte e te korruptuar, do hyj ne Europe. Mashtrues patologjik qe nuk te besojne me as familjaret e tij. Vetem do te marr kohe. Do te vjedh akoma dhe te mbroj veten dhe familjen e tij. As e rruan fare, po fare se ca behet pertej familjes tij. Ky do mbahet mend si kryeministri i familjes tij, obortareve te tij, dhe krimit organizuar. Eshte pronar i gjysmes se ketij vendi, do te vjedh dhe gjysmen tjeter. Mendon qe kullat aeroportin dhe shume investime te tjera te fshehura pas biznesmeneve te tij besnik do ti gezoj.

                  Lini një Përgjigje