
Pas mbledhjes ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Rama ka folur për detyrat e shtëpisë sa i takon BE, por edhe për problemet e brendshme në tokën amë.
Rama komentoi raportin sa i përket zgjedhjeve të fundit, ku tha mandati i ardhur nga 11 maji është mandat shumë i fortë për të bërë gjërat e duhura.
Rama shtoi ndër të tjera se do të bëjnë më të mirë për të përmirësuar proceset e ardhshme zgjedhore, e njëkohësisht shprehu krenarisht se janë bërë përmirësime të jashtëzakonshme në procesin zgjedhore krahasuar me vite më parë kur kutitë nuk hapeshin për numërim.
“Nuk kemi nevojë të bëjmë asnjë sakrificë ne nga pushteti politik, përkundrazi pushteti politik na duhet për t’i bërë të gjitha ato detyra sepse shqiptarët na dëgjuan dhe na besuan duke na plotësuar kërkesën që të na japin një mandat shumë të fortë, dhe kemi mandatin më të fortë që ne kemi patur ndonjëherë për të bërë pikërisht gjërat e duhura, kështu që nuk kemi çfarë sakrifikojmë.
Unë besoj që ne jemi shumë më tepër se një apo dy hapa dhe kjo është fare lehtësisht e provueshme nëse do t’i marrim me radhë të gjitha aspektet e fushës ku zhvillohet gara politike, por ne i marrim me seriozitet të gjitha vërejtjet dhe do të bëjmë më të mirën që t’i adresojmë dhe që t’i përmirësojmë të gjitha proceset përfshirë dhe procesin zgjedhor me të gjitha mundësitë tona natyrisht pa u përpjekur të bëjmë shpikje dhe as pa nxjerrë sytë për të vënë vetulla.”-tha Rama në ‘Real Story’.
Lini një Përgjigje