
Një ditë pas lajmit se SPAK ka thirrur zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama deklaroi se “drejtësia ka punën e saj”.
Në një intervistë për Deutche Welle, Rama shprehet se njerëzit janë të pafajshëm deri në marrjen e një vendimi të forcës së prerë.
“Drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshme nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës”, tha Rama.
Reagimi i Kryeministrit vjen një ditë pasi në disa nga mediat u dha një lajm, jo zyrtarisht nga SPAK, sipas të cilit zv.Kryeministrja është thirrur në Prokurorinë Speciale javën e ardhshme.
Zyrtarisht SPAK nuk ka dhënë asnjë informacion apo reagim.
Lini një Përgjigje