
Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se ish-kryedemokrati, Lulzim Basha është pjesë e një skenari ndërkombëtar për të goditur ish-kryeministrin, Sali Berisha.
I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se diplomatët nuk reaguan pas vendimit të Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve për mos regjistrimin e PD, sepse sipas tij ky grup diplomatik i përfshirë në këtë skenar, kërkon shkrirjen e Berishës ose shkrirjen e PD.
“Unë besoj se Lulzim Basha është pjesë e një skenari ndërkombëtar. Po ta vini re, sot diplomatët nuk kanë folur për vendimin e KQZ-së dhe ky është lajmi. Ndonëse ata i monitorojnë zgjedhjet, ndonëse takuan grupin Alibeaj, sot pas vendimit të Celibashit, nuk kanë reaguar negativisht, për të ushtruar presion që logo e PD që të jetë në zgjedhje. E dini pse? Ka dy arsye. Kanë një vendim të qartë strategjik. Ai grup diplomatik që është pjesë e këtij skenari, ose shkrin Sali Berishën, ose shkrin PD”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje