
Ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume ka komentuar vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar Partinë Demokratike si subjekt zgjedhor më 14 Maj.
Sipas Kumes, Celibashi mori vendimin bazuar në ligj, por që mund të mos i artikulonte fare preferencat e tij politike sepse nuk i takojnë pozicionit që ai ka.
Megjithatë shpjegoi Kume, këto deklarata të kryekomisionerit ishin për të treguar që pavarësisht preferencave politike, ai si një i zgjedhur me shumicë të cilësuar vepron vetëm në bazë të legjislacionit.
“Për mua ishte dashur që Celibashi të mos artikulonte fare këto gjëra, ai është komisionari shtetëror i zgjedhjeve dhe sipas ligjit tonë, i zgjedhur me shumicë të cilësuar. Ai nuk përfaqëson atje asnjë parti, as mazhorancë, as opozitë. Qytetarët duan të shohin tek ai, deri në çfarë niveli zbaton detyrën sesa të mësojmë se cilat janë preferencat e tij politike. Nuk i duhet, s’ka pse të futej, por mesa e njoh unë Ilirjanin këto janë përgjigjie jo në karrigen e komisionerit, por që përgjigjia e asaj që “përveç se jam komisioner kam kostumin edhe të qytetarit”. Për atë që paralajmëroi, ai tha kam edhe unë preferencat e mia politike, por absolutisht s’keni pse më godisni për këtë gjë, shikoni se çfarë bëj”, tha Kume në “Klan News”.
Lini një Përgjigje