TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2025, 13:32

Heqja e non gratës nga SHBA? Berisha: LaCivita nuk ka tagër për qëllime lobimi, por për fushatë

Shkruar nga Pamfleti

Heqja e non gratës nga SHBA? Berisha: LaCivita nuk ka tagër për

Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se kompania amerikane e kontraktuar për të drejtuar fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, nuk ka asnjë tagër lobimi.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se kjo sipas tij, do të thotë që ekipi i Chris LaCivitas, është kontraktuar për fushatën, jo për heqjen e non gratës nga SHBA.

"Besoj se një deklaratë të tillë kam bërë unë para jush në zyrën time. Nuk ka kompania e kontraktuar për zgjedhje, nuk ka asnjë funksion dhe lidhje si kompani lobimi sepse në vendin e vet, këto veprimtari janë me kuadër të ndryshëm ligjor dhe bëtë mirë që ma rikujtuat.

Por unë, në qoftë se shkon në konferencën e parë që kam bërë pas asaj në Rogner, kam sqaruar se kjo kompani nuk ka asnjë tagër apo angazhim për qëllime lobimi", tha Berisha.

Lini një Përgjigje