TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shkurt 2024, 12:39

Hapja e kampusit nga Kolegji i Europës, Varhelyi: Bashkimi Evropian ka mbërritur në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Hapja e kampusit nga Kolegji i Europës, Varhelyi: Bashkimi Evropian ka

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi në ceremoninë e nëshkrimit të marrëveshjes mes Kolegjit Evropian dhe Ministrisë së Arsimit u shpreh se për nga ana arkitekturore ky institucion do të ndryshojë jetën në Ballkan.

Shumica e aplikimeve, tha komisioneri janë nga vendet e BE, kjo sipas tij do të thotë se Bashkimi Evropian ka ardhur në Tiranë.

“Nuk kam përgatitur asgjë fjalë, por jam vërtet i befasuar nga shifrat. Tirana do të behet edhe me popullore se Bryzhi, moti është më i mirë.

Ajo që do ndërtohet edhe nga pikëpamja arkitekturor do të ndryshoje edhe jetën këtu në Ballkan. Shumica e aplikimeve vijnë nga BE. Kjo tregon vlerën e jashtëzakonshme që do të ketë ky institucion jo vetëm ne Ballkan por edhe për ne BE. Kjo nënkupton se BE ka mbërritur në Tiranë”, tha Varhelyi.

 

be tirane varhelyi kolegji i europes

Lini një Përgjigje