TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shkurt 2024, 11:30

Çështja “Beleri”, Vangjel Dule shpërthen në akuza ndaj Ramës: Ndërhyri në drejtësi, nxiti nacionalizmin e sëmurë

Shkruar nga Pamfleti
Çështja “Beleri”, Vangjel Dule shpërthen në
Vangjel Dule

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, nga konferenca e përbashkët për çështjen "Beleri" e përfaqësuesve të Opozitës së Bashkuar si edhe përfaqësuesve ligjorë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet në burg që prej muajit maj të vitit të kaluar, deklaroi se çështja ndaj Fredi Belerit ka qenë me regji të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PBDNJ-së, akuzoi kryeministrin Rama se para zgjedhjeve “përgatiti opinionin publik, me nxitjen e nacionalizmit të sëmurë për të përgatitur atë që do të ndodhte”.

“Kjo është çështje që nisi në 6 maj nga kryeministri Rama. Nisi në fushatën zgjedhore në Himarë, ku u evidentuan 2 elemente të papranueshëm për një fushatë zgjedhore. Së pari, denigrimi i figurës së Belerit me fyerje dhe bullizëm të papranueshëm dhe së dyti, me shpifje. Duke shtrembëruar një intervistë në median greke, Rama përgatiti opinionin publik, me nxitjen e nacionalizmit të sëmurë për të përgatitur atë që do të ndodhte. Në 6 maj, kur Beleri nuk ishte në Himarë, nisi procesi i përgjimit të tij telefonim e ambiental nga 15 oficerë. Pasi nuk gjetën asnjë fakt, bënë një arrestim demonstrativ të tij në qendër të Himarës. Nga 6 maji deri në 12 maj, përgjimet e Belerit dhe bashkëpunëtorëve u shoqëruan në anën tjetër me retorikën e thirrjeve nacionaliste të Ramës”.

Sipas Dules “asnjë nga 31 rastet e "korrupsionit" zgjedhor në SPAK nuk përfundoi në "arrest në burg". Të tjerë kryebashkiakë që ndiqeshin penalisht janë zgjedhur e janë betuar. Këto shkelje përbëjnë një zinxhir të gjatë”.

 

vangjel dule rama beleri

Lini një Përgjigje