Po zhvillohet në Tiranë sot Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi deklaroi se plani i Bashkimit Evropian për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikon dyfishimin e të ardhurave për vendet e rajonit në 10 vitet e ardhshme.
Gjatë fjalës së tij nga samiti BE-Ballkani Perëndimor, Varhelyi tha se ky plan do të funksionojë vetëm nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të zbatojnë rregullat e Bashkimit Evropian.
Më tej, Komisioneri Varhelui ka shpalosur dhe kushtet teksa tha se ka ngelur dhe gjysma e kohës për të vënë në zbatim këtë plan. Ai shtoi më tej se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian.
Varhelyi tha se përveç 30 miliardë eurove të jepen edhe 6 miliardë euro të tjera. Ndër të tjera ai u shpreh se rajoni duhet të ecë përpara me shpejtësi vetëm me reforma.
“Faleminderit shumë kryeministër. Jam shumë i lumtur që rikthehem në Tiranë, e cila është kthyer tashmë në një pikë takimi për të gjithë rajonin.
Edhe pse jemi ne fund të mandati dua të lëmë diçka pas, diçka serioze dhe e prekshme për procesin e zgjerimit. Ky proces i teprimi tregon se ekonomia e shoqërive të Ballkanit të integrohet në BE që do të thotë që edhe BE duhet që të ofrojë të gjithë përfitimet para se vendet tuaja të bëhen anëtarë. Si plan është ambizioz, dhe kemi besim të plotë tek të gjithë vendet qe ju do ti merri të gjitha të mirat e këtij plani për të dyfishuar ekonomitë e vendeve tuaja në 10 vitet e ardhme. Kjo do të thotë që boshllëku i zhvillimit do të kenë arritur zhvillim në krahasim me mesataren e BE.
Që të ecim përpara rajoni duhet të ece vetëm përpara me shpejtësi me reforma. Ky plan do të funksionojë nëse ju do të aplikoni rregullat e BE.
Ky plan ka mundësi të kontribuojë në të mirat që mund të përfitojnë vendet e Ballkanit. Disa vende mund të arrijnë 100% të zhvillimit, ndërsa disa të tjerë 60%. Ajo që ne kemi përpara është shumë më shumë se kaq, por që të ecim përpara do të thotë që rajoni të ecë përpara vetë pavarësisht vështirësive. Dëshira që duhet të shpreh është për partnerët tanë financiarë, ku përveç 30 miliard eurove në kërkojë edhe 6 miliard tjetër që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore të vendeve anëtare. Këto do të bëhen pjesë e ekonomisë të këtyre vendeve, për rritjen ekonomike. Banka Evropiane, BERZH, FMN, të gjithë duhet të përshpejtoni punën dhe përpjekjet tuaja. Jemi në fillimet e një ndryshmi rrënjësor por edhe shumë të shpejt në Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi.
Lini një Përgjigje