TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2026, 12:15

Grupi i PS, Rama kyç dyert për mediat; çfarë po ndodh në Pallatin e Brigadave

Shkruar nga Pamfleti

Grupi i PS, Rama kyç dyert për mediat; çfarë po ndodh

Prej më shumë se 1 ore në Pallatin e Brigadave në Tiranë po mbahet mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar socialist, e cila drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Takimi, që po mbahet me dyer të mbyllura, ka nisur me një raportim të Drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Nga raportimet mësohet se ajo ka raportuar lidhur me ecurinë e një projekti të miratuar nga Qeveria në fillim të 2026-ës lidhur me një sistem i ri për taksën mbi ndërtesën, të administruar përmes një Kadastre Fiskale Kombëtare online.

Mbledhja do të vijojë më pas me një raportim të Arbjan Maznikut, bashkëkryetarit socialist të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Pritet që pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të shihet edhe qëndrimi që do të mbajnë socialistët në lidhje me këtë reformë, që konsiderohet si një nga dy më të rëndësishmet nga Kryeministri Edi Rama, për sesionin parlamentar.

Duket se Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij në përfundim të raportimeve, ndërsa në mbledhje pritet të prezantohet edhe strategjia që deputetët socialistë do të ndjekin në raport me publikun. Bazuar në këtë strategji, socialistët do të jenë më prezent në komunikimin jo vetëm me publikun, por veçanërisht me median, duke thyer kështu rregullin e deritanishëm, sipas të cilit ata ishin të kufizuar në daljet publike, ose paraprakisht merrej “leje” për të qenë prezent në media.

Duket se me afrimin e zgjedhjeve lokale, Kryeministri Rama pasi caktoi drejtuesit politik në qarqe, do të përcaktojë edhe ndarjen e deputetëve jo vetëm sipas zonave elektorale, ku janë mandatuar, por edhe në ato zona, jashtë qarqeve, ku mund të kenë ndikim dhe lidhje, qofshin edhe familjare. Në këtë kuadër, duket se Rama po ngre strategjinë me të cilën do të punojë në terren për zgjedhjet lokale të 2027-ës, që me shumë gjasë do të organizohen me ndarjen e re territoriale, për të cilën një Komision Parlamentar i drejtuar nga Mazniku dhe Luçiano Boçi, funksionon prej disa muajsh.

rama grupi mbledhja

1 Komente

  1. F
    Fjeraku në fier

    Muhabet kotttii

    Lini një Përgjigje