TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2026, 12:00

“Punët për Shqipërinë”/ Rama nis fushatë për të mbuluar dështimet, sondazhet e nxjerrin blof

Shkruar nga Pamfleti
“Punët për Shqipërinë”/ Rama nis fushatë
Edi Rama

Takimi i sotëm i Edi Ramës me ministrat dhe grupin parlamnetar të Partisë Socialiste shënon fillimin e një parafushate elektorale.

Lapsi.al shkruan se kjo parafushatë do të vijojë deri më 12 qershor kur përkon edhe me 35 vjetorin e themelimit të PS-së. Nën sloganin “Punët për Shqipërinë”, Rama dhe ministrat do të jenë në terren në të gjithë vendin në përballje me qytetarët por edhe për një riorganizim të partisë.

Pas shkelmimit që i bëri reformës në drejtësi duke u bërë mburojë për Belinda Ballukun, sondazhe të brendshme në PS nxjerrin rezultate jo të mira sidomos në Tiranë.

Tani që maskat kanë rënë dhe mbretin e kemi lakuriq, Rama ndien se pozitat e tij në opinionin publik dhe kancalaritë europiane nuk janë si më parë.

E gjithë lëvizja e tij është për të mbushur këtë zbrazëti të madhe të krijuar nga korrupsioni, keqqeverisja dhe përplasja me drejtësinë.

Rama dhe qeverisja e tij janë në një stanjacion të plotë dhe rikuperimi me kredo të reja morale apo performancë të qeverisë duket se është një mision i pamundur. 

Nga ana tjetër, i pari që do të mbajë fjalën në takimin e sotëm do të jetë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas tij, do të mbajë fjalimin e tij, kreu socialist Edi Rama.

Pas kësaj, do të ketë raportime nga eksponentë të lartë socialistë. Kështu, pritet që të raportojë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Më tej, do raportojë Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Në pjesën e prezantimit të Strategjisë së Komunikimit do të mbajë fjalën ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Në konkluzionet e mbledhjes, do të flasë kryetari i PS-së e njëkohësisht kryeministri Edi Rama. Takimi do të mbyllet ashtu siç dhe do të nisë, me fjalim nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

rama nis fushatë për të mbuluar dështimet sondazhet

1 Komente

  1. H
    Hari

    Ai duhet te largohet menjehere dhe me lezet,para SE te behet Lolo me keq SE c'eshte bere!SE lolua I ballukut u be dhe per fat te keq nuk e do me asnje

    Lini një Përgjigje