TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2026, 09:01

“Raporti që nuk do e gjeni në kanale e portale”/ Rama i lumtur, Shqipëria klasifikohet si “demokraci me mangësi”

Shkruar nga Pamfleti
“Raporti që nuk do e gjeni në kanale e portale”/ Rama i
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me Indeksin e Transformimit 2026 të Bertelsmann Stiftung, sipas të cilit demokracia po humbet terren në nivel global.

Në raport thuhet se vendet klasifikohen si “demokraci me mangësi” ose “demokraci shumë me mangësi”.

Shqipëria renditet e para në rajon për transformimin politik, me 7.70 pikë dhe klasifikohet si “demokraci me mangësi”. Për transformimin ekonomik merr 7.11 pikë, ndërsa për qeverisjen 6.71 pikë. Megjithatë, raporti vëren se “që nga fillimi i vitit 2025 janë shfaqur shenja shqetësuese për të ardhmen e reformave”. “Këto përfshijnë vendime gjyqësore të paqëndrueshme në hetime të profilit të lartë, stanjacion në çështje të rëndësishme, mungesë përgjegjshmërie për anëtarët e sistemit të drejtësisë, të cilëve u janë gjetur pasuri të pajustifikuara, si dhe rrjedhje të të dhënave sensitive hetimore te organizata të caktuara politike dhe mediatike”, thekson raporti.

Në postimin e tij, Rama ka publikuar renditjen, ku Shqipëria renditet e para mes vendeve të Rajonit, ndërsa Serbia e fundit, sa i takon transformimit politik.

“Raporti që nuk do e gjeni në kanale e portale”/ Rama i

BTI 2026 – Klasifikimi i Europës Juglindore

1. Transformimi Politik

Shqipëria — 7.70

Maqedonia e Veriut — 7.65

Mali i Zi — 7.40

Kosova — 6.90

Bosnja dhe Hercegovina — 5.95

Serbia — 5.18

2. Transformimi Ekonomik

Mali i Zi — 7.50

Maqedonia e Veriut — 7.18

Shqipëria — 7.11

Serbia — 6.79

Bosnja dhe Hercegovina — 6.57

Kosova — 6.21

3. Qeverisja

Shqipëria — 6.71

Maqedonia e Veriut — 6.07

Mali i Zi — 5.90

Kosova — 4.81

Bosnja dhe Hercegovina — 4.03

Serbia — 3.96

Që nga viti 2006, Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI) analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën. Kampioni aktual përfshin 137 vende. Njëzet e tre vende të OECD-së, përfshirë Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, aktualisht nuk janë pjesë e vlerësimit. Vlerësimi bazohet në më shumë se 5,000 faqe raportesh të detajuara për vendet, të përgatitura në bashkëpunim me rreth 300 ekspertë nga universitete dhe qendra kërkimore kryesore në mbi 120 vende.

Periudha e shqyrtimit për këtë edicion mbulon 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025. BTI është i vetmi indeks krahasues ndërkombëtar që mat performancën e qeverisjes duke përdorur të dhëna primare të vetat dhe që ofron një analizë të plotë të kapacitetit drejtues politik në proceset e transformimit.

 

rama klasifikimi indeksi

Lini një Përgjigje