TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Gusht 2023, 10:46

Groposet Ilir Beqja/ 6 zyrtarët që nuk u burgosen, bashkëpunuan me SPAK duke rrëfyer aferën

Shkruar nga Pamfleti
Groposet Ilir Beqja/ 6 zyrtarët që nuk u burgosen, bashkëpunuan
Ilir Beqaj

Tre nga anëtarët e komisionit, kanë dëshmuar në SPAK, se ditën e tenderit më 28 shtator 2015, Ilir Rrapaj dhe ortakët e tij italianë Umbro Staccini e Giorgio Tardioli, kanë qenë me Ilir Beqjen te zyra e tij në ministri, ndërsa pas shpalljes fitues, janë përqafuar, kanë marrë dosjen  e shpalljes fitues dhe janë larguar me Ilir Beqjen e zv/ministrin Klodian Rrjepaj

Urdhër-arrestet për koncesionarin e pajisjeve kirurgjikale Ilir Rrapaj dhe për 7 anëtarët e komisionit të tenderimit, ishin firmosur qysh më 28 qershor, por u ekzekutuan më 16 e 17 gusht.

Edhe pse të gjithë ishin me vendim gjyqësor “Arrest me burg”, 3 ditë më parë, SPAK i kërkoi gjykatës, që ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj e biznesmeni llir Rrapaj, të lihen “Arrest me burg”.

Për komsionerët e tenderit, konkretisht: Saimir Kadiu, Dejtor Ekonomik dhe Marsela Serjanaj, Drejtore Juridike në Ministrinë e Shëndetësisë, u dha masa “Arrest shtëpie”.

Ndërsa për anëtarët Arben Gjata, Rektor i Universitetit Mjekësor, për Pertef Mersini Drejtor Shërbimesh Mbështetëse dhe Genc Burazeri e Naile Ajazi u dha masa “Detyrim paraqitje”.

Akuzat ndaj tyre, janë këto: grup bashkëpunimi për falsifikim dokumentesh, mashtrim me procedura e specifikime kushtesh, pabarazi në garë tenderësh, paracaktim i fituesit dhe favorizim financiar me pasojë 35 milionë Euro dëme shtetit, duke përzgjedhur ofertën me të lartë.

Me këto akuza, të pandehurit Saimir Kadiu, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri e Naile Ajazi, duhej të ishin në burg si grup i aferës së pajisjeve mjekësore, bashkë me ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj e biznesmenin Ilir Rrapaj.

Por duke e ditur që nuk mund t’i shpëtonin burgut, këta 6 zyrtarë që bënë tenderin e koncesionit, pranuan të bashkëpunonin me SPAK, duke rrëfyer të vërtetën e plotë: nga kushtet që u vuri ish-Ministri Ilir Beqja para emërimit anëtarë komisioni të tenderit, dhe deri te urdhri e instruktazhi për të manipulur garën e shpallur fitues Ilir Rrapajn.

Sipas informacionit, ata kanë dëshmuar se janë urdhëruar, kërcënuar e joshur nga Ilir Beqja, ndërsa përgjimi 2-vjeçar i tyre zbuloi se janë shpërblyer nga biznesmeni Ilir Rrapaj, para e pasi e shpallën fitues të koncesionit të pajisjeve mjekësore, me vlera financiare sipas gradës në ministri dhe përgjegjësisë në tender e  riskut penal që mund të kishin.

Për të shfajësuar veten administrativisht e për t’u lehtësuar penalisht, ata kanë deklaruar në SPAK, se ish-ministri Ilir Beqja ua ka dhënë dosjen e tenderit të gatshme, vetëm për firmë pasi të kishin bërë procedurën formale fiktive, meqë në garë ishte dhe një kompani tjetër me ofertë 30% më të ulët se Ilir Rrapaj.

Po kështu, 3 nga anëtarët e komisionit, kanë dëshmuar në SPAK, se ditën e tenderit më 28 shtator 2015, Ilir Rrapaj dhe ortakët e tij italianë Umbro Staccini e Giorgio Tardioli, kanë qenë me Ilir Beqjen te zyra e tij në ministri, ndërsa pas shpalljes fitues, janë përqafuar, kanë marrë dosjen  e shpalljes fitues dhe janë larguar me Ilir Beqjen e zv/ministrin Klodian Rrjepaj.

Goditje të fortë, ish-ministrit Ilir Beqja i ka dhënë dhe ish-drejtoresha e FSDKSH, Anila Denaj që më pas u bë Ministre e Financave; e cila më 4 gusht 2023 gjatë pyetjes në SPAK, deklaroi se çdo urdhër për pagesat janë dhënë nga Ilir Beqja, madje edhe pasi ai nuk ishte ministër, diktonte për të përshpejtuar dhe 3-4 fishuar fiktivisht vlerën e pagesave.

Mirëpo SPAK nuk po e arreston ish-ministrin Ilir Beqja, paçka se ka urdhrat, vendimet, shpalljen e tenderit, kontratën e firmosur prej tij, si dhe dëshmitë 6 anëtarëve të komisionit të tenderit, që provojnë se ai është “koka” i aferës me pajisjet kirurgjikale./Pamfleti

ilir beqja

Lini një Përgjigje