
Kryeministrja italiane Girogia Meloni ka lënë Shqipërinë mbrëmjen e djeshme dhe është kthyer në Pulia, aty ku ndërpreu pushimet e saj për të vizituar Vlorën me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Meloni qëndroi për katër ditë në jugun e Shqipërisë dhe mëngjesin e sotëm pritet të zbresë në portin e Brindisit, nga trageti i linjës ‘Prince’ me të cilin udhëtoi bashkë me familjarët dhe miqtë e saj. Meloni do të kthehet në fermën Beneficio në Ceglie Messapica për pushimet e fundit, para sfidave politike që e presin në shtator.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që zgjodhi të shijojë një kafe me homologen italiane në lokalet e zonës historike në Vlorë, pak orë para se ajo të nisej për në Itali.
Meloni dhe Rama u filmuan në kafe teksa shfaqen në biseda miqësore, mes përqafimeve të rrethuar edhe nga të tjerë zyrtarë italianë dhe shqiptarë.
Lini një Përgjigje