TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2023, 22:53

Gledian Llatja shmang debatin televiziv, Boçi: Burracak pa dinjitet, nuk ka as ide e as projekte

Shkruar nga Pamfleti

Gledian Llatja shmang debatin televiziv, Boçi: Burracak pa dinjitet, nuk

Kryebashkiaku aktual i Elbasanit dhe kandidati i PS për zgjedhjet e 14 majit, Gledian Llatja ka shmangur një përballje televizive me Luçiano Boçin.

Sipas Boçit kjo sjellje burracake i humb vlerën diskutimit të hapur publik, por thekson se llogaridhënies nuk i shmanget dot askush!

Është keqardhje e madhe të shohësh kandidatë që pretendojnë poste dhe nuk kanë as guxim, as dinjitet për t’u ballafaquar në një debat të drejtpërdrejtë pse e duan atë post dhe çfarë vlerash mbrojnë.

E vërteta është se kjo sjellje burracake i humb vlerën diskutimit të hapur publik, varfëron publikun në aspektin informativ, ndërsa provon jashtë çdo dyshimi se kandidatë të tillë nuk kanë as ide, as formim, as projekt dhe as guxim për të pranuar pozitat e tyre inferiore. Llogaridhënies nuk i shmanget dot askush”, ka thënë Boçi për A2.

Vetë televizioni ka marrë prononcime të ndara me të dy kandidatët.

llatja boci elbasan

Lini një Përgjigje