TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 19:51

Gjin Gjoni me “shpatë në dorë”: Të radikalizojmë reagimin, të shkojmë deri të greva e urisë

Shkruar nga Pamfleti

Gjin Gjoni me “shpatë në dorë”: Të

Deputeti demokrat, Gjin Gjoni, ka paralajmëruar veprime radikale nga opozita. Pasi u largua nga sistemi i drejtësisë, Gjoni i është futur politikës dhe pas asaj që ndodhi në Kuvend sot, ka paralajmëruar masa radikale, duke shkuar te greva e urisë.

Për deputetin e PD, gjithë çka ndodhi në seancën plenare, ishte një skenar i përgatitur nga PS, me qëllim që programi qeverisës të kalohej pa diskutim.

Duhet një reagim fillestar, dhe secili prej nesh po diskutojmë brenda grupit të PD, jam për linjën radikale. Pjesa e kryqëzimit të PD me jetën parlamentare. S’mund të djegim mandatet dhe siç ndodhi me lënien e pushtetit lokal, PD po vuan pasojat e kësaj. Janë diskutuar opsionet e grevave të urisë, radikalizimi i opozitës. Është një mënyrë që duhet të punojmë me qytetarët dhe diasporën, fokus i PD për t’i mobilizuar, diaspora e ka vuajtur më shumë manipulimin, diaspora do të vijojë të angazhohet e të jetë pjesë e vendimmarrjes, PD kërkon resurse njerëzore dhe mbështetje nga diaspora”, tha ai në “Syri TV”.

Më tej ish-gjyqtari sulmoi edhe ndërkombëtarët, duke i bërë qefin Berishës.

BE është vënë totalisht në funksion, jam për një qëndrim të fortë ndaj ambasadave. Këta lider të BE që miratojnë vendimmarrje të Ramës, ulin kokën para presidenti Trump, duken si kukulla. Bëjnë të fortit kur Shqipëria s’përmbush asnjë lloj standardi. Ne s’duhet të lejojmë, intesfikimi i grupit parlamentar me ndërkombëtarët duhet të jetë shumë i fortë”, tha ai.

Lini një Përgjigje