TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2024, 19:11

Genc Gjokutaj betohet poshtë dritares së Berishës: Do ta lirojmë shumë shpejt

Shkruar nga Pamfleti

Genc Gjokutaj betohet poshtë dritares së Berishës: Do ta

Avokati Genc Gjokutaj, ka marrë pjesë në mbledhjen e përditshme të qytetarëve në rrugën e banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjokutaj ka thënë se shumë shpejt do ta lirojë Berishën nga arresti i shtëpisë.

Sipas avokatit, proçesi ndaj Berishës është politik.

“Do ta mbysim anijen e Edi Ramës, kjo kërkon që me njëri tjetrin të flasim çdo ditë se na ka ardhur te dera. E vetmja alternativë që kemi, me pushkë pa pushkë, me penë pa penë, duhet të ecim përpara. Ju betohem se doktor Berishën, që është simboli i lirisë, shpejt do ta nxjerrim. Sepse duke mbrojtur Berishën, PD dhe opozitën  në përgjithësi, i kemi bërë shërbimin me të madh familjeve tonë, njerëzve tanë. Sot është dita më e mirë, ditët e zeza pastaj vijnë”, tha Gjokutaj.

Sa i takon vendimit të sotëm për shtyrjen e seancës që do të shqyrtonte ankimimin e vendimit që nuk e lejon Berishën të shkojë në Kuvend, Gjokutaj tha se qëllimi është djegia e mandatit të tij.

Avokati tha se vendi i Berishës është në parlament.

“Ne kemi bërë një kërkesë që Berisha të shkojë në parlament, atje ku ka vendin lideri i lirisë. Kjo është një kërkesë që e kërkon ligji, që e detyron gjykatën ta bëjë. Ata e shtynë sepse nuk kishte pas njoftim Berisha. Ndërsa në tetor kishte njoftim kur s’kishte njoftim. Ky është një skenar i SPAK me GJKKO me qëllimin politik të zbatuar nga instrument Juridik për djegien e mandatit. E denoncoj se ky proces i liderit të demokracisë brenda një afati të arsyeshëm.

Për herë të katërt sot kërkuam përjashtimin e një gjyqtareje që i ka hyrë detit në këmbë me urdhër politik. Ne do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë këtë luftë, sepse nuk ka çështje penale, por politike”, ka thënë Gjokutaj në fjalën e tij.

 

 

genc gjokutaj sali berisha

Lini një Përgjigje