TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2024, 18:38

Berisha i izoluar dhe PD në kaos, Meta në aksion për të marrë kalanë nga brenda?

Shkruar nga Pamfleti
Berisha i izoluar dhe PD në kaos, Meta në aksion për të
Takimi i Metës

Teksa në PD askush nuk merret vesh, Meta nis lëvizjet për faktorizim brenda opozitës

Ilir Meta duket se po shfrytëzon izolimin e Sali Berishës dhe kaosin brenda PD, për të promovuar veten dhe partinë e tij. Deri në mes të janarit, ai nuk dukej gjëkundi, por Meta është rikthyer dhe është vënë në lëvizje për të forcuar PL.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, Meta ka mbledhur forumet e partisë dhe mësohet se ka dhënë udhëzime që të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e 2025. Teksa PD zihet se kush e ka vulën dhe kë ka kryetar, PL ka folur të shfrytëzojë situatën për të siguruar ca vota më shumë.

Meta mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ku sigurisht foli edhe për Berishën edhe për kaosin opozitar. Por Meta u kujdes disa herë të theksonte se ai kërkon një model tjetër të të bërit opozitë, pra të alternativës dhe jo të kaosit, sikundër po vepron Berisha.

Sfida reale e opozitës sot nuk është vetëm të denoncojë kush është e keqja e këtij vendi, por sesi ta mundim atë pasi të gjithë qytetarët e dinë dhe po e përjetojnë në shpinën e tyre çdo ditë.

Ne duhet të mobilizohemi shpejt, ne duhet të kemi një plan veprimi me alternativa, propozime konkrete dhe me ide të reja, me njerëz të rinj dhe energjikë, që duan të kontribuojnë për një Shqipëri të drejtë, pozitive dhe të begatë.

Ndaj vlerësojmë se forcimi i opozitarizmit dhe konsolidimi i opozitës nuk është thjesht dhe vetëm një çështje e partive, anëtarësisë apo liderëve të tyre, por një çështje themelore e ekzistencës së demokracisë, pluralizmit politik, por mbi të gjitha, çështje ekzistenciale e qytetarëve dhe shoqërisë”, tha ai.

Më tej Meta u kujdes të tregojë se PL është një faktor në opozitë, ndryshe nga alternativat aktuale. Madje ai ftoi dhe të tjerë të bashkohen me të, duke i dhënë goditje PD-së. Pra duket sikur Meta po faktorizohet dhe kërkon që opozita të vërtitet rreth tij.

Partia e Lirisë është e gatshme të kontribuojë në konsolidimin e gjithë forcave opozitare, në një organizim konsensual dhe solid, për të përgatitur dhe paraqitur përpara shqiptarëve ofertën politike që do t’u ktheje atyre sovranitetin e zgjedhjes, do t’u kthejë qeverisjen e përkujdesur e llogaridhënëse, të kthejë të larguarit dhe të shpejtojë integrimin në Europë, duke fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare", tha ai.

 

Lini një Përgjigje