TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 07:58

Gazetari përplaset me sekretarin e OMONIA-s: Fredi Beleri nuk është engjëll, nuk ka autoktonë grekë në Himarë

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari përplaset me sekretarin e OMONIA-s: Fredi Beleri nuk
Gazetari Roland Qafoku dhe sekretari i OMONIA-s, Marin Sula

Gazetari Roland Qafoku është përplasur me sekretarin e OMONIA-s, Marin Sula lidhur me çështjen e Himarës.

Sipas Qafokut, është e papranueshme të thuhet se në Himarë ka autoktonë grekë.

Më tej ai shtoi se një figurë si Fredi Beleri nuk engjëll.

“Nuk mendohej kurrë që pas 23 vjetësh Berisha të mbështeste një kandidat të OMONIA-s. Fred Beleri nuk është engjëll, nuk është anëtar i Akademisë së Shkencave. Himara ka rëndësi shumë të veçantë, nuk është Skrapari apo Puka. Ajo që më shqetëson është përdorimi i termit autoktonë. Ju jeni minoritarë të nderuar, keni të drejtën të kërkon çdo gjë. Por këtë gjë do ta them live këtu, po përdorët termin autoktonë kjo gjë nuk diskutohet më pastaj. Nuk ka autoktonë grekë në Himarë, ju jeni biling kaq. Keni dhënë, keni marrë”, tha Qafoku.

Ditën e djeshme, ashtu siç edhe pritej pas vendimit të Gjykatës së Vlorës, dosja e Fredi Belerit, tashmë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili është në burg për akuzën e blerjes së votave i ka kaluar Prokurorisë së Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Materialet e dosjes hetimore paraprake tashmë i janë dorëzuar nga Prokuroria e Vlorës në SPAK dhe pritet që së shpejti të mbahet një tjetër seancë për masë sigurie në GJKKO. 

roland qafoku marin sula

Lini një Përgjigje