
Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në qendër të vëmendjes gafat e përsëritura të Presidentit Donald Trump, i cili në disa dalje publike ka ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, ndërsa fliste për meritat që kishte pasur në ndaljen e konfliktit me Azerbajxhanin. Trump në deklaratat e tij në vend që të thoshte se kishte ndalur një luftë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, deklaronte për ndaljen e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.
Teksa ndodhej në samitin e 7-të të Komuniteti Politik Evropian, i pyetur nga mediat botërore mbi këtë situatë, ai me humor i është përgjigjur se tashmë Shqipëria dhe Azerbjaxhani kanë nënshkruar paqen.
“Azerbajxahni dhe Shqipëria kanë tashmë një marrëveshje paqe se ishim në luftë tashmë.
Mendoj që është diçka fantastike sepse ka qenë në pritje për një kohë të konsiderueshme, ndodhi dhe nën drejtimin e SHBA-ve, dhe nxitjes së fundit të presidentit sepse duhet t’ia japim meritën për këtë”, tha Edi Rama.
Ndërkohë një tjetër video ka ‘pushtuar’ rrjetin, Rama shfaqet në shoqërinë e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe presidentit francez Emmanuel Macron, të cilit me humor i thotë të kërkojë falje, pasi nuk i ka uruar për arritjen e paqes.
Batutat
Rama: Duhet të kërkosh falje!
Macron: Përse?
Rama: Sepse nuk na urove kur arritëm marrëveshjen e paqes mes dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!
????The Albanian Prime Minister joked with #Macron: You should also congratulate #Azerbaijan and Albania. pic.twitter.com/GBjDqBKTqE
— News.Az (@news_az) October 2, 2025
Humor i zi. Humor në kohë krize. Ndoshta Z.Tramp qëllimisht e ka ngatërruar Azerbaixhanin me Shqipërinë. Për t'ju dhënë një mesaxh të dyve Z.Aliev dhe Z.Rama.