
Një ditë pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për administrimin dhe organizimin e këtij procesi, i cili do të mbahet më 9 nëntor.
Raportohet se në mbledhjen e KQZ pritet të ketë diskutime dhe debate për një sërë aktesh të rëndësishme që KQZ duhet të ndërmarre, lidhur me përcaktimin e datës kur partitë politike duhet të regjistrohen si garuese në zgjedhjet e 9 nëntorit, koalicionet nëse do ketë të tilla si dhe regjistrimin e kandidatëve për këto zgjedhjet.
Nuk dihen nëse në këto zgjedhje do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik.
Presidenti Bajram Begaj caktoi dje datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.
Begaj shpalli dekretin për zgjedhjet e pjesshme, edhe pse ka pasur diskutime për Tiranën duke qenë se Veliaj e ka ankimuar në Kushtetuese. Mësohet se Begaj ka vendosur që në fillim të nëntorit të ketë zgjedhje në kryeqytet, si dhe në pesë bashki të tjera të vendit, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

Teksa për 5 bashki nuk ka pasur asnjë problem, ajo që pritej me interes ishte nëse Presidenti do të caktonte zgjedhje për Tiranën apo jo. Veliaj e ankimoi vendimin duke u bazuar te neni 115 i Kushtetutës, por në njoftimin e dhënë nga Presidenca, jepet një tjetër argument juridik.
Pra sipas Begajt, rasti “Veliaj” është çështje administrative dhe nuk hyn në zbatim neni 115 i Kushtetutës, i cili përcakton se në rast ankimim në Kushtetuese pezullohet procesi. Ai shtoi se ky rast i takon Gjykatës Administrative.
Socialistët kanë zgjedhur Ogerta Manastirliun, ndërsa opozita është ende pa një emër konkret që do përballet me ish-ministren e Arsimit.
Lini një Përgjigje