TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 19:36

Fushata e Tabakut në Tiranë: Në 11 maj votoni për një ekonomi që mbron qytetarin

Shkruar nga Pamfleti

Fushata e Tabakut në Tiranë: Në 11 maj votoni për një

Deputetja Jorida Tabaku, e cila garon në zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të koalicionit "Aleanca Shqipëria Madhështore" në qarkun e Tiranës, ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë të zonës “Vasil Shanto”.

Në rrjetet sociale Tabaku shkruan se “nga dyqanet e lagjes te rrugicat plot histori, dëshira për një ndryshim të ndershëm ndihet qartë”.

“Në Vasil Shanto, çdo bisedë është kujtesë pse kjo fushatë ka rëndësi: sepse qytetarët nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, por për politika që prekin jetën e tyre – çmimet, taksat, të ardhurat.

Nga dyqanet e lagjes te rrugicat plot histori, dëshira për një ndryshim të ndershëm ndihet qartë.

Më 11 maj, voto për një ekonomi që mbron qytetarin.

Voto Partinë Demokratike

Voto Jorida Tabaku", shkruan Tabaku.

Lini një Përgjigje