TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 18:15

Basha: Rama e Berisha kërkojnë vota për të nxjerrë nga burgu shokët

Shkruar nga Pamfleti

Basha: Rama e Berisha kërkojnë vota për të nxjerrë nga

Lulzim Basha, drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, thotë se në 11 maj qytetarët duhet të votojnë për ndryshimin dhe kundër asaj që ai e cilësoi si “lluca 12-vjeçare e korrupsionit”.

Basha theksoi se zgjedhjet janë një moment vendimtar sepse vota për Edi Ramën është një votë kundër vetes së tyre, kundër fëmijëve të tyre, kundër Shqipërisë.

Ai më tej shtoi se vota për numrin 5 është për të nxjerrë shokët e Edi Ramës nga 7×7=313, ndërsa vota për numrin 1, fatkeqësisht shkon për Elvis Roshin dhe Ilir Metën.

Basha tha më tej se e vetmja forcë që nuk është as në biznes, as në mbrojtje të të korruptuarve, është Koalicioni Euroatlantik me numrin 4 me një program që është vulosur nga partnerët euroatlantikë dhe ofron një alternativë realiste dhe të realizueshme.

“Qytetarët duhet ta kenë parasysh se më 11 maj do votojnë për bijntë e tyre, për Shqipërinë, ose për Edi Ramën.

Vota për Edi Ramën është një votë kundër vetes së tyre, është një votë kundër fëmijëve të tyre, është një votë kundër Shqipërisë. Në këtë diskurs, është tërrësisht e qartë që mesazhi im, mesazhi i Koalicionit Euroatlantik i numrit 4, ka ecur jashtëzakonisht mirë. Por në fund nuk duhet të harrojmë që vendos vota. Dhe më 11 maj, unë si bartës i këtij mesazhi të 140 kandidatët tanë, secili prej nesh kanë nga një votë, çdo qytetar ka nga një votë.

Dhe me këtë votë më 11 maj do ta përdor ose për të ndëshkuar korrupsionin dhe për të votuar një alternativë për veten e vet, ose për të vazhduar për t’u zvarritur në llucën 12 vjeçare të korrupsionit dhe pasojat e tij, varfërisë, të shkatërrimit ekonomik, të emigracionit. Ndaj ftesa ime ndaj çdo qytetari është që më 11 maj të vendos në radhë të parë për veten e vet dhe fëmijët e vet. Dhe duke gjykuar cila nga alternativat i përfaqëson më mirë, të marrë përgjegjësi, sepse vota është përgjegjësi, nuk quhet kot zgjedhje”, tha Basha në një intervistë për MCN TV.

Lini një Përgjigje