TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2024, 10:45

'Furtunë' brenda partisë dhe rokadë drejtuesish në 12 qarqet, Rama mbërrin në mbledhjen e Asamblesë e PS

Shkruar nga Pamfleti
'Furtunë' brenda partisë dhe rokadë drejtuesish në
Edi Rama

Mbledhja e sotme e Asamblesë do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama, më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të partisë, për Kryesinë dhe Sekretariatin.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Durrës për takimin e Asamblesë Kombëtare që pritet të nisë në orën 11.

Rama është shfaqur i veshur sportiv me një bluzë të bardhë, teksa futet në sallën ku do të zhvillohet takimi me një dosje në dorë.

Mbledhja e sotme e Asamblesë do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama, më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të partisë, për Kryesinë dhe Sekretariatin.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë tha se sot do të zgjidhet ekipi drejtues i PS, që do të nisë edhe punën për të ndërtuar, skuadrën e re përfaqësuese PS 2030.

Rama mësohet se e ka gati planin për avancimin me atë që ka nisur vitin e shkuar, duke e quajtur si ri-energjizim të PS.

Vënia në veprim e këtij plani të kristalizuar në mendjen e tij, e konsultuar me këshilltarët ndërkombëtarë (Tony Blair), Rama besohet se mund ta bëjë publik në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare që mbahet sot në Durrës.

Në selinë e PS-së ditët e fundit po flitet për projektin më të ri që mban firmën e Edi Ramës, atë të ngritjes të një Asambleje Kombëtare të PS, vetëm me të rinjtë krahas Asamblesë aktuale. Kjo do të jetë një risi, jo vetëm për PS por edhe për partitë politike në vendin tonë.

Lënien e stafetës socialistëve të rinj sikurse e paralajmëroi në kongresin e fund Korrikut, duke i kushtuar shumë minuta 19-vjeçares Helena Kace.

Edi Rama besohet se do ta propozojë krijesën e tij më të re politike, Asamblenë e të Rinjve Socialistë të dielën.

Nëse është gati ta lançojë sikurse flitet brenda PS, kjo do të shihet në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Kombëtare.

Ky kongres pritet të prodhojë një furtunë brenda PS, duke nisur me propozimet e më pas votimin e kryesisë së re socialiste, nga ku 12 anëtarë zgjidhen prej saj, si dhe kush do të drejtojë sekretariatet.

Sikurse kush qëndron, kush ikën apo kush bën rokadë si drejtues politik në 12 qarqet e vendit pritet të mësohet ditët orët në vijm.

edi rama asambleja e ps

Lini një Përgjigje