TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2024, 08:16

Asambleja e PS, Rama: Sot nis punën skuadra e re për "Shqipërinë 2030"

Shkruar nga Pamfleti

Asambleja e PS, Rama: Sot nis punën skuadra e re për

Kryeministri Rama ka publikuar një foto pak para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialistë, e cila do të mbahet në Durrës.

Krahas fotos, Rama ka paralajmëruar riorganizim teksa shkruan se do të zgjedhin ekipin drejtues të PS dhe do nisin punën për skuadrën e re përfaqësuese të partisë për Shqipërinë 2030.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00, ndërsa pritet që kryeministri Rama të japë disa mesazhe lidhur me objektivat që kjo forcë politike synon të arrijë, ndërsa pas disa muajsh vendi shkon në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Lini një Përgjigje