TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2024, 07:37

Rama mbledh socialistët në Durrës, sot votohen emrat e rinj për Kryesinë dhe Sekretariatin e partisë

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbledh socialistët në Durrës, sot votohen emrat e rinj
Kryesocialistit Edi Rama

Takimi do të mbahet në një hotel në Durrës, teksa sipas burimeve pritet që të ketë ndryshime në nivelet drejtuese të PS, që nga anëtarët e Kryesisë, te drejtuesit politikë dhe sekretariatet.

Partia Socialiste mbledhë ditën e sotme në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare.

Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.

Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

Takimi do të mbahet në një hotel në Durrës, teksa sipas burimeve pritet që të ketë ndryshime në nivelet drejtuese të PS.

Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.

Tashmë jemi në një vit zgjedhor dhe partia që ka mazhorancën në parlament ka filluar të ndez motorët e cila do i paraprijë fushatës zgjedhore.

Kujtojmë këtu se një javë më parë, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryeministri Rama mblodhi kabinetin e ministrave në rezidencën qeveritare në Dajt, mbledhja e cila nuk pati shumë detaje.

Asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.

Axhenda


1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.
2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
3. Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
4. Të ndryshme.

Kryesia e PS

1.       Ogerta Manastirliu

2.       Belinda Balluku

3.       Olta Xhaçka

4.       Evis Kushi

5.       Mimi Kodheli

6.       Blerina Gjylameti

7.       Pandeli Majko

8.       Erion Braçe

9.       Ditmir Bushati

10.      Ilir Beqja

11.     Arben Pëllumbi

12.     Armando Subashi

Sekretariatet

1.       Sekretar i Përgjithshëm, Bledi Klosi

2.       Sekretar i Organizimit, Ardian Çela

3.       Sekretar i Burimeve Njerëzore, Eduart Ndreca

4.       Sekretar i gruas, Evis Kushi

5.       Sekretar digjital dhe i rinisë, Etjen Xhafaj

6.       Sekretar i marrëdhënieve me jashtë, Romina Kuko

7.       Sekretar i çështjeve zgjedhore, Eridjan Salianji

8.       Sekretar i programit, Milva Ikonomi.

ps asambleja durrës rama

Lini një Përgjigje