TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2025, 11:16

“Fshesa” në bashkinë e Vlorës, zbardhen emrat e drejtuesve që dorëzuan dorëheqjen me urdhër të Ramës

Shkruar nga Pamfleti
“Fshesa” në bashkinë e Vlorës, zbardhen emrat e
Kryeministri Edi Rama në Vlorë

Kryeministri Edi Rama dha disa ultimatume nga vizita e tij një ditë më parë në bashkinë e Vlorës, ku ndër të tjera kërkoi dorëheqjen dhe shkarkimet e drejtorëve të institucionit.

Pas ultimatumit të Ramës, të gjithë drejtorët e bashkisë kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryebashkiakut, Ermal Dredha.

Ndërkohë janë zbardhur emrat e drejtorëve të Bashkisë së Vlorës që kanë dhënë dorëheqjen nga detyra e tyre. 

1-Zambak Selmanaj - drejtor i infrastrukturës dhe urbanistikes
2-Olsi Durrolli - drejtor i përgjithshëm i ekonomisë
3- Dorjan Demiri- drejtor përgjithshëm juridik
4- Kozma Mali- drejtor i financave
5- Jovan Jaupaj - drejtor i Aseteve
6-Arlinda Tepelena - drejtore e turizmit
7-Dorjan Xhelili - drejtor NSHP
8-Francesko Tozaj - drejtor i pastrimit
9-Endri Rrokaj - drejtor i gjelbërimit
10-Anila Hitaj - drejtor e shtëpisë së foshnjës
11-Irena Stasa - drejtore e shërbimeve sociale pranë bashkisë
12-Elida Grabova - drejtor e shtëpisë për personat me probleme mendore
13-Lorela Ballaj - drejtore e shtëpisë se fëmijëve me aftësi te veçanta
14-Sokol Kananaj - drejtor i tatimeve pranë bashkisë
15-Ardian Vreshtazi - drejtor i emergjencave civile
16-Sokol Toto- drejtor teatri P. Marko
17-Genci Demiraj - drejtor i Pallatit të Kulturës
18-Laura Brinja - drejtore e burimeve njerëzore
19-Igli Zahaj i dorëhequr - drejtor i IMT
20-Emiljano Ismalili i dorëhequr - drejtor i polic bashkiake
21- Elona Merkaj - drejtore e pallatit të sportit

Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.

Lini një Përgjigje