TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2025, 09:43

Rama feston ditëlindjen, zbulohet dhurata që mori në selinë e PS

Shkruar nga Pamfleti
Rama feston ditëlindjen, zbulohet dhurata që mori në selinë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është pritur mëngjesin e kësaj të premte në selinë rozë me duartrokitje dhe urime për ditëlindjen.

Kryesocialisti si dhuratë ka marrë një tufë me karafila të kuq sot në 61 vjetorin e lindjes.

Ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.

Shumica e deputetëve aktualë ishin dje në sallën e Parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë.

Rama kërkoi dje bashkim forcash mes bashkisë Tiranë dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe punë dhe do të zbresin në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve.

 

 

rama feston ditëlindjen dhurata

Lini një Përgjigje