TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2025, 08:06

“Foltorja” poshtë zyrës së Ramës, PD zhvillon sot protestën e 4-t; çfarë pritet?

Shkruar nga Pamfleti

“Foltorja” poshtë zyrës së Ramës, PD zhvillon

Partia Demokratike zhvillon sot protrestën e 4-t rradhazi në po kaq javë poshtë zyrave të Kryeministrit Edi Rama.

Në formatin e “foltoreve parlamentaro-qytetare”, PD nisi këtë format protestash me argumentet se hapësirat e saj në Kuvendin e Shqipërisë janë minimizuar dhe deputetëve të opozitës nuk u jepej fjala. Protesta pritet të nisë në orën 18:00 dhe referuar 3 protestave të mëparshme, nuk pritet të zgjasë më shumë se 1 orë.

Policia ka marrë masat e saj, ndërsa pritet të bllokojë disa akse rrugore, por edhe një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Referuar faktit se në 3 protestat e mëparshme nuk ka pasur incidente, pritet një ulje e mëtejshme e numrit të forcave të sigurisë që rreshtohen për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë.

Nga protestat e deritanishme ajo që ka rënë në sy është një pjesëmarrje shumë e ulët e mbështetësve të opozitës, por sipas kreut demokrat, Sali Berisha, foltoret do të vazhdojnë deri në largimin e Edi Ramësn ga pushteti.

Sot zhvillohet protesta e rradhës, e cila përkon me Ditën Kombëtare të Rinisë, ku më 8 dhjetor 1990, studentët nisën rebelimin e tyre ndaj sistemin diktatorial, ndërsa 3 ditë pas lëvizjes studentore, u shpall pluralizmi.

Pikërisht në këtë ditë, Belind Këlliçi u ka kërkuar të rinjve të bashkohen me protestën e opozitës, dhe pritet që pasditen e sotme, fjalimet kryesisht të mbahen nga të rinjtë, por edhe vetë kreu demokrat Berisha, pritet që fjalimin e tij ta përqëndrojë pikërisht në lëvizjen e 35 viteve më parë.

  

2 Komente

  1. T
    Tony

    Ja dhe qurrat e gripit qe na zhyejne rruget e emrin e kombit.

    1. S
      SOCIALISTE

      Një fotografi mund të shkruajë 100 libra! Berisha-Meta ishte arsyeja pse Rama mori timonin në vitin 2013, dhe, çuditërisht, Berisha-Meta është ende arsyeja pse Rama mban timonin! Nuk ka nevojë të jesh inteligjent për ta lexuar këtë situatë.

      Lini një Përgjigje