TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2025, 21:35

8 dhjetori 1990: Sali Berisha, protagonist i lirisë apo misionar i Ramiz Alisë?

Shkruar nga Pamfleti

8 dhjetori 1990: Sali Berisha, protagonist i lirisë apo misionar i Ramiz

Kush e solli pluralizmin në Shqipëri?

Nesër mbushen plot 35 vite nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990, ngjarje që shënoi kthesën më të madhe historike për Shqipërinë pas diktaturës. Rreth 300 studentë marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, me kërkesa për pluralizëm, liri fjale dhe demokraci. Por ndërsa studentët kërkonin të ardhmen, regjimi nisi menjëherë të punojë për të kontrolluar lëvizjen.

Më 9 dhjetor, përfaqësuesit e studentëve i paraqitën kërkesat e tyre presidentit të kohës, Ramiz Alia, ndërsa më 11 dhjetor, pas një takimi të mbyllur, u shpall pluralizmi politik dhe u hap rruga për themelimin e Partisë Demokratike. Por në këtë moment nisi edhe manipulimi: në vend të studentëve, doli në skenë Sali Berisha.

Të gjitha dëshmitë, përfshirë ato të Servet Pëllumbit, Ilir Demalias, Skënder Gjinushit dhe madje vetë Ramiz Alisë, tregojnë se Berisha nuk ishte frymëzues i Lëvizjes, por produkt i marrëveshjeve të nëndheshme me PPSH-në. Madje, vetë Alia kishte dhënë urdhër që agjentët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të infiltronin PD-në në embrion.

Në librin “Përmbysja e komunizmit”, Servet Pëllumbi citon Ramiz Alinë duke udhëzuar sekretarët e parë të PPSH që të aktivizojnë bashkëpunëtorët e Sigurimit për t’u futur në Partinë Demokratike. Objektivi ishte i qartë: të kontrollohej “partia e re” që sapo po lindte, dhe për këtë, njerëz si Sali Berisha u panë si zgjidhja perfekte.

Ilir Demalia, një nga zërat më të hershëm të protestës, ka deklaruar hapur se Berisha ishte misionar i Partisë së Punës, një njeri që e rrëmbeu protestën e pastër të studentëve dhe e shndërroi në trampolinë për karrierën e tij politike. Ndërkohë, Skënder Gjinushi ka rrëfyer se ishte vetë Ramiz Alia që e udhëzoi të shkonte te studentët “bashkë me Sali Berishën”, i cili priste në zyrat e Komitetit të Partisë.

Po ashtu, Xhelil Gjoni, ish-Sekretar i Parë i PPSH për Tiranën, e pranon publikisht se themeluesit e PD-së vinin në zyrën e tij për konsultime, e se "udhëzimet e dhëna" nga struktura e vjetër u zbatonin me përpikëri. Sipas tij, problemet lindnin vetëm kur studentë të lirë si Azem Hajdari shpërthenin jashtë linjës zyrtare.

Ironia më e madhe? Berisha vetë, në fjalimet e para, falënderonte publikisht Ramiz Alinë për mençurinë dhe guximin e tij në “demokratizimin e Shqipërisë”. Fjalët e tij janë të regjistruara, ndërsa sot, pas 35 vitesh, ai përpiqet ende ta shesë veten si themelues i demokracisë.

Ndërkohë, PD e sotme është bosh, pa asnjë nga emrat që e nisën atë betejë. Një pjesë kanë ndërruar jetë, të tjerë janë të harruar ose të përjashtuar, ndërsa shumë prej tyre u dëbuan pikërisht nga Berisha. Partia Demokratike sot është kthyer në një bunker të shkuarës, pa lidhje me idealet e studentëve të Dhjetorit. /Pamfleti

6 Komente

  1. O
    Opinionisti

    8 Dhjetori 1990 mbetet një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë moderne: dita kur protestat studentore në Qytetin “Studenti” sinjalizuan fundin e regjimit komunist dhe nisjen e tranzicionit demokratik. Prej vitit 2009 kjo datë është shpallur "Dita Kombëtare e Rinisë", në nder të atyre studentëve që me guxim dhe paqësisht kërkuan pluralizëm, liri dhe të drejta themelore. Historikisht, protestat studentore u paraqitën si akt i pastër rebelimi kundër regjimit. Megjithatë, me kalimin e viteve, është shfaqur një linjë interpretuese sipas së cilës udhëheqja e atëhershme komuniste (nën Ramiz Alinë) kërkoi një “rënie të butë” për të shmangur dhunën dhe për të ruajtur ndikimin e elitave të vjetra në sistemin e ri. Ky është një interpretim politik i përhapur gjatë tranzicionit, sidomos kur vërehet se shumë figura të rëndësishme të pas ‘90-s kishin lidhje me strukturat e mëparshme shtetërore. Fakti që Sali Berisha falënderoi publikisht Ramiz Alinë në Qytetin Studenti është përdorur nga kritikët si simbol i një tranzicioni të kontrolluar, jo rrënjësor. Megjithatë, historia e asaj kohe përfshin edhe presione reale nga studentët, krizat ekonomike, ndikimin e Europës Lindore dhe rrëzimi domino i regjimeve komuniste. Pra, ngjarjet e dhjetorit ishin një kombinim i revoltës së rinisë dhe dinamikave të brendshme të pushtetit. Një nga kritikat më të forta për 35 vitet e demokracisë është se elita politike nuk ndryshoi realisht: shumë prej aktorëve politikë të periudhës post-komuniste kanë qenë ish-funksionarë, ish-sigurimsa, ish-komunistë të konvertuar në demokratë apo socialistë progresistë. Kjo trashëgimi ka ndikuar që tranzicioni të mos ndërpriste kulturën e vjetër politike të centralizimit të pushtetit, klientelizmit, mungesës së meritokracisë dhe kontrollit partiak mbi institucionet.

    1. F
      Feti Dema

      Të gjithë drejtuesit kryesor të shtetit pas 1990 dhe një pjesë e përfaqësisë studentore ishin misionarë të Ramiz Alisë, rrjedhimisht të Partisë Punës . Po Ramiz Alia misionar i kujt ishte? Besoj i rusëve.

      1. R
        Roku

        apo i serbeve ;)

      2. V
        Vdekje kgb-udb

        Ok e gjitha kjo qe shkruani e qe dime tanime te gjithe,po si ka munsi qe edhe pas 35 vjetesh akoma edhe i vetem pothuajse ky monster i perzgjedhur nga fundrrinat e atij regjimi,vazhdon mision antishqiptare,kjo nuk na falet ne si popull,per kete besoj na ka nem dhe zoti qe akoma svdes ky bire shkine.

        1. a
          arvanitsi

          misionar i ramizit

          1. M
            Maksi

            Vajta edhe unë atëhere, të futesha në grevën e urisë të studentëve në kino teatrin e Qytetit "Studenti"! Më thanë që futeshe vetëm me listë,dhe aty nuk e kisha emrin....

            Lini një Përgjigje