TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2025, 21:45

Fitoi mandatin e 13 për PD, Tabaku përgëzon Alimehmetin: Sistemi prodhoi një garë të brendshme të padrejtë

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi mandatin e 13 për PD, Tabaku përgëzon Alimehmetin: Sistemi

Jorida Tabaku, e cila rezultoi më e votuara në rradhët e koalicionit PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit, duke fituar mandatin e deputetes në Qarkun e Tiranës, ku kandidoi në listën e hapur, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku shpreh falënderime për cilindo nga votuesit që e mbështeti me votë.

Tabaku shkruan se fatkeqësisht në 11 maj nuk arritëm të sjellim rotacionin politik, aq të nevojshëm për Shqipërinë, ndërsa sistemi prodhoi një garë të brendshme të padrejtë.

Postimi nga Jorida Tabaku

Falenderime pa fund për këdo që më votoi, që më mbështeti dhe që ishte me mua në këtë sfidë të radhës, e cila për të thënë të drejtën nuk ishte aspak e lehtë.

Mirënjohje çdo demokrati që punoi, trokiti në çdo derë dhe më shoqëroi në çdo ecje e në takime që nisnin në agim dhe përfundonin në mbrëmje, duke bërë të mundur që sot të kem këtë mbështetje!

U jam pafund mirënjohëse të gjithë demokratëve; anëtarëve, aktivistëve, komisionerëve, numëruesve, drejtuesve lokalë. Për lodhjen, sakrificën dhe forcën e besimit! Ju jeni Partia Demokratike!

Së fundmi, falenderime nga zemra për familjen time; Saimirin dhe fëmijët, mamin, babin, Fisnikun dhe Lornën, si dhe familjen e madhe që ishte me mua deri në votën e fundit.

Fatkeqësisht nuk arritëm dot të sjellim rotacionin politik aq të nevojshëm për Shqipërinë, pasi ky sistem prodhoi edhe një garë të brendshme shpeshherë të padrejtë. Por përgëzime për të gjithë, veçanërisht për kolegun Alimehmeti, me të cilin ndamë sprintin e fundit të kësaj gare, për fushatën dhe mbi të gjitha, për qytetarinë.

Lini një Përgjigje