
Deputeti demokrat Ervin Salianji gjatë një vizite në një fasoneri në Has, ka folur për vështirësit që po has kjo lloj industrie, e cila është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në vend.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Salianji tha se qeveria nuk bën asnjë përpjekje për t’i ndihmuar, tani që janë në rrezik për shkak të zhvlerësimit të euros.
Saliani thotë ndër të tjera se rënia e eruos ka sjellë pasiguri dhe dëmtim të këtij sektori, e rrezikon të nxjerrë të papuna shumë vajza, gra e kryefamiljare, në gjithë vendin.
“Paratë e krimit po shkatërrojnë ekonominë! Fasoneria një ndër sektorët në rrezik, qeveria ekziston vetëm për të pasurit! Probleme, shqetësime, pamundësi e sakrificë për të mbijetuar, dhe qeveria që nuk ekziston për njerëzit. E njëjta panoramë në çdo cep të vendit. Dje në Gjirokastër me profesionistët e lirë, e sot në skajin verior.
Në Has takova dhjetëra zonja që punojnë pa u lodhur në industrinë e fasonëve, fatkeqësisht të vetmet që sigurojnë të ardhura në familjet e tyre! Rënia e Euros ka sjellë pasiguri dhe dëmtim të këtij sektori, e rrezikon të nxjerrë të papuna shumë vajza, gra e kryefamiljare, në gjithë vendin, si këto në Has. Llogaritet që rreth 75000 familje mbahen nga puna në fasoneri.
Në zonat e vogla si në Has kjo industri është punëdhënësi më i madh. Qeveria në indiferencë të plotë, nuk bën asnjë përpjekje për të ndihmuar, a zbutur demin që ka shkaktuar zhvlerësimi i euros. Modeli ekonomik i rilindjes nuk është për njerëzit që lodhen e punojnë shumë. Është për krimin e oligarkët”, shkruan Salianji.
Lini një Përgjigje