TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2024, 18:52

“Berisha po shkel ligjin”, Gjylameti: Mbështetësit nuk e shohin më si alternativë

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha po shkel ligjin”, Gjylameti: Mbështetësit nuk e

Deputetja e PS Blerina Gjylameti, gjatë një interviste ka folur rreth çështjes së Fredi Belerit dhe masës së arrestit në shtëpi për Sali Berishën.

Gjylameti u shpreh se Bashkia e Himarës duhet të drejtohet nga një përfaqësues i majtë, deri sa drejtësia të përfundojë dhe të japë një vendim për Belerin.

Dorëheqja e tij do të japë mundësinë që dhe ne të kemi dikë deri sa të zhvillohen zgjedhjet, pasi të ketë përfunduar kalvari i çështjes së drejtësisë së Belerit. Rasti i Belerit është i paprecedentë. Se di sa moral mund të ketë Beleri sa kohë ajo që dëgjuam dhe pamë sot, mund të jetë vendimi i drejtësisë për të thënë që është i fajshëm”, tha Gjylameti në “News24”.

Ndërsa, sa i takon komunikimeve që Berisha po mban me mbështetësit e tij, edhe nga arresti i shtëpisë, Gjylameti e cilëson si një shkelje ligjore.

Berisha duhet të zbatojë ligjin. Do duhej të tërhiqej me kohë dhe të linte hapësirën të tjerëve. Komunikimi i tij më publikun, vijon të shkelë ligjin me të dyja këmbët.

Nuk besoj se është alternativë Berisha, sfidën nuk e kemi as me PD dhe aq më pak me Berishën, por me qytetarët. Mjafton të shikosh pamjet e atyre që e kanë shoqëruar, për të kuptuar që dhe mbështetësit e tij nuk e shohin më si alternativë”, shtoi ajo.

blerina gjylameti sali berisha fredi beleri

Lini një Përgjigje