TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2024, 18:39

Arrestimi i Berishës, Luçiano Boçi flet për organizimin e një proteste të madhe dhe aksionin e ardhshëm në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Berishës, Luçiano Boçi flet për organizimin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe një nga eksponentët e rëndësishëm të kësaj partie, ka folur  rreth një proteste të madhe që pritet të organizohet nga opozita pas arrestimit të Sali Berishës.

Sigurisht! Ka pasur kërkesa edhe në mbledhjen e Kryesisë dhe kryetarët e degëve. Është në përgatitje e sipër dhe data do të shpallet në ditët në vijim. Gjithçka varet nga ana organizative e jona. Kemi ngritur katër grupe pune. Na takon të punojmë në disa drejtime”, tha ai kur u pyet nëse ishte menduar rreth një proteste të madhe.

Boçi foli edhe për aksionin në Parlament. “Seanca nuk janë anuluar. Janë kryer me shpejtësi skëterrë dhe kanë miratuar buxhetin e shtetit. Janë shtyrë komisionet. Pjesa e aksionit politik i takon grupit parlamentar. I përket grupit parlamentar të kryej akte më domethënëse”, shtoi ai në "News 24".

 

Lini një Përgjigje