TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2025, 10:56

“Çfarë janë këto budallallëqe që bëni?”/ Tensione mes Nokës dhe Spiropalit, kryeparlamentarja: Ule atë gisht, përmbahu!

Shkruar nga Pamfleti
“Çfarë janë këto budallallëqe që
Noka sherr me Spiropalin në Kuvend

Në nisje të seancës plenare të ditës së sotme, deputeti i PD, Flamur Noka pati një debat me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

Noka kërkoi që kreut të PD, Berishës t’i jepeshin më shumë minuta për të folur, duke iu drejtuar Spiropalit me fjalët “Çfarë janë këto budallallëqe që bëni?”.

Ndërkohë Kryeparlamentarja i ka tërhequr vëmendjen duke e paralajmëruar se mund ta përjashtojë nga seanca.

“Ju tërheq vëmendjen për fjalorin ose do t’ju nxjerr nga seanca. Përmbahuni. Jua kam dhënë fjalën disa herë për çështjen. Nuk mund ta merrni fjalën për procedurë me përsëritje. Ule atë gisht fjalën e ka Berisha 10 minuta”, tha ajo.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje