
Ka nisur seanca plenare në Kuvend.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj kryetares së parlamentit Elisa Spiropali teksa tha se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e raportimit të institucioneve të pavarura për në legjislaturën e re.
Gjatë fjalës së tij në nisje të seancës parlamentare, Bardhi u shpreh se pas datës 8 korrik nuk mund të miratojnë dot ligje, por sipas tij nuk i ndalon dot kushtetuta që kuvendi të vijonte punën me dëgjesat e institucioneve të pavarura.
Më tej, Bardhi tha se institucionet e pavarura duhet të vijnë në Kuvend dhe të kenë mundësinë për të lëshuar rekomandime për përmirësimin e punës së tyre.
“Dua të ngre një shqetësim, që të jepte rekomandimet përkatëse ndaj këtyre institucioneve. Konferenca e kryetarëve miratoi kalendarin e raportimeve të institucioneve kushtetuese përfshirë të drejtësisë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë shpjegim, kuvendi dhe komisionet kanë anuluar raportimin e institucioneve të pavarura në kuvend, duke e shtyrë në legjislaturën tjetër. Ne pas datës 8 korrik nuk miratojmë dot ligje por s’na ndalon dot kushtetuta që kuvendi të vijonte punën me dëgjesat e institucioneve të pavarura. Duhet të vijohet me kalendarin e raportimeve të institucioneve të pavarura. Duhet të vijnë në Kuvend, dhe të ketë mundësinë për të lëshuar rekomandime për përmirësimin e punës së tyre. S’mund të mbyllni kuvendin për llogaridhënien e tyre. Vendimi juaj është shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregulloja e kuvendit", tha Bardhi.
Nga ana tjetër, Spiropali u shpreh se dëgjesat janë parashikuar në kalendar.
Spiropali: Të 26 institucionet e pavarura janë të parashikuara në kalendar. Bë varësi të komisioneve duhen kalendarizuar edhe dëgjesat. Ka qenë në pamundësi të deputetëve për t’i përfshirë në dëgjesë për shkak të mungesës së deputetëve dhe çështje të tjera që janë diskutuar më parë. Në kalendar kanë kaluar dhe janë votuar edhe në seancë. Punën tonë do ta bëjmë, pa merak.
Lini një Përgjigje