TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Janar 2025, 17:52

Çfarë do të ndodhë me TikTok në Shqipëri? Rama zbulon kushtin që i vendosi platformës

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë do të ndodhë me TikTok në Shqipëri? Rama

Në ditët e fundit të 2024-ës, Kryeministri Edi Rama nxitoi të njoftonte mbylljen e platformës TikTok për të paktën 1 vit në Shqipëri, duke shfrytëzuar si argument një ngjarje të rëndë, ku nxënësi i një shkolle 9-vjeccare në qendër të Tiranës u qëllua për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Në kohë rekord u zbulua se shkaku i sherrit mes adoleshentëve kishte nisur në TikTok, duke hedhur kështu përgjegjësinë mbi platformën.

Rama u shfaq i vendosur për mbylljen e platformës, madje njoftoi marrjen e masave që kjo të niste në ditët e para të janarit 2025.

Ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ku ka zhvilluar një bisedë të veçantë me dy studente të këtij fakulteti, Rama tha se kemi parashtruar shqetësimet tona dhe, për momentin, nuk kemi zgjidhje tjetër veç mbylljes së TikTok.

Ai theksoi se autoritetet shqiptare janë në dialog me platformën, duke shtuar se “ata nuk kanë qenë indiferentë ndaj shqetësimeve tona.”

‘Mendoj se për momentin nuk kemi një zgjidhje tjetër. Jemi në dialog me Tiktok, me i parashtruar zgjidhjet tona. E mira është se ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve. Dhe kemi rënë dakord në një kohë të arsyeshme kur ata të jenë gati, do të na paraqesin disa propozim për ti adresuar këto shqetësime.

Meqë jeni këtu departamenti i gazetarisë dhe jeni rojtarët e gjuhës. Një nga pikat është që Tiktok nuk e ka filtrin për gjuhën shqipe. Dhe kështu nëse një gjuhë tjetër nuk arrin dot fjalët që nuk duhen përdorur që të zënë hapësirën virtuale të TikTok, në shqip duke mos qenë filtra. Kam përshtypjen se edhe pse është një sfidë të vetme për t’i mundur të rinjtë të këtë fushë, një VPN e një shteti tjetër nuk do ta kenë të lehtë. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë me këtë brez që po na vjen’, tha ai.

Në 21 janar 2025, gjatë takimit në Davos, ku zhvilloi punimet e Forumi Ekonomik Botëror, Rama diskutoi me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok-ut për Europën.

Gjatë takimit me Grahn, Rama parashtroi shqetësimet që çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria. Kryeministri bëri të ditur se në takim u njoh po ashtu mbi rrugët e mundshme të adresimit të këtyre shqetësimeve nga ana e kompanisë.

 

Lini një Përgjigje