TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Janar 2025, 16:56

Të ndërhyjë SPAK: Evis Kushi shpërdoron detyrën, kërcënon institucionet e pavarura

Shkruar nga Pamfleti

 

Të ndërhyjë SPAK: Evis Kushi shpërdoron detyrën,
Evis Kushi /

Nëse Kushi, Gjergj Luca apo Anila Basha nuk i pëlqejnë kandidatët për kreun e RTSH-së, atëherë mund ta orientojnë mërzinë për të bërë video live në cirkun që Edi Rama i ka dhënë Lucit në Labinot Fushë, por jo të kërcënojnë një institucion të pavarur...

Një skandal ulëritës ka ndodhur sot, kur ish-ministrja e Arsimit Evis Kushi, deputete e Elbasanit, ka kërcënuar anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së, pas votimit që ata kanë bërë dje për kandidatët për drejtorin e përgjithshëm të institucionit.

Një deklaratë që përbën kryekëput një vepër të pastër penale, ku nëse ka vërtetë një shtet normal, e arreston në vend.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së janë të zgjedhur nga Parlamenti në mënyrë të rregullt, ndërkohë që janë intelektualë dhe emra të njohur në fushat e tyre.

Evis Kushi, duket e kthyer në një vegël të Gjergj Lucës, që me Anila Bashën janë nxirë pse u skualifikua Eni Vasili, ka kërcënuar pa ju dridhur qerpiku se “Parlamenti mund të marrë në dorë situatën në RTSH”.

Ai Parlamenti që thotë Evis Kushe nuk është as shtëpia e saj, e as lokalet e peshkut të Lucës, ku Evisi mund të bëjë çfarë të dojë.

Parlamenti nuk ka asnjë kompetencë që të merret me RTSH-në, përveçse zgjedh me procedurë të caktuar dhe përcaktuar me ligj, anëtarët e Këshillit Drejtues. Të cilët  vendosin dhe zgjedhin pa e pyetur as Evis Kushin, as Ina Zhupën e as Gjergj Lucën e Anila Bashën.

Parlamenti nuk ka asnjë mundësi që të rimarrë vendimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së, e nëse e bën kjo nuk është gjë tjetër, veçse grusht shteti,

Nëse Parlamenti, apo deputetë të vqçantë të tij, ndërhyjnë apo kërcënojnë institucionet e pavarura, shpërdorojnë detyrën dhe hedhin në erë rendin kushtetues. Nuk ka ndodhur asnjëherë deri më sot që një deputet të kërcënojë një bord të pavarur, anëtarët e të cilit janë zgjedhur nga Parlamenti i Republikës. Nëse vendimet nuk i pëlqejnë, thjesht duhet të shprehin mërzinë, por jo të kërcënojë për ta kthyer çështjen në Kuvend.

Këshilli Drejtues i RTSH-së ka votuar në mënyrë sovrane për të skualifikuar Eni Vasilin dhe të tjerët, duke dërguar në finale dy kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.

Nëse Kushi, Gjergj Luca apo Anila Basha nuk i pëlqejnë, atëherë mund ta kthejnë mërzitjen për të bërë video live në cirkun që Edi Rama i ka dhënë Lucës në Labinot Fushë, por jo të kërcënojnë një institucion të pavarur.

Në një situatë normale, Kushi duhet të ishte thirrur që sot nga Prokuroria Speciale për konsumimin e veprës penale të shpërdorimit të detyrës./Pamfleti

gjergj luca evis kushi institucionet e pavarura spak

Lini një Përgjigje