
Nisin reagimet e para nga radhët e socialistëve...
Deklaratat dje të Arben Ahmetajt kanë shkaktuar tërmet në Partinë Socialiste. Ish-zv/kryeministri e tha hapur dje se qeveria dhe PS janë të kapur nga krimi. Po ashtu i nxorri në pah Edi Ramës aferat dhe korrupsionin galopant.
Pas akuzave të tij pati një “heshtje varri” në PS, pasi ka shumë nga ata që nën zë e mbështesin dhe e dinë që ato që ai thotë janë të vërteta. Por ka dhe nga ata që duana t’i bëjnë qefin Ramës dhe e cilësojnë si kolaboracionist.
Reagimi mi vetëm nga PS ka ardhur nga deputeti Petor Koçi, i cili e ka sulmuar Ahmetajn, por dhe nga ana tjetër tregon se në PS e kanë ndjekur me shumë vëmendje intervistën dje dhe ajo interviste ka shkundur nga themelet selinë rozë.
“Arben Ahmetaj është kthyer në një kolaboracionist të Sali Berishës. Hiqen të dy si varfanjakë që luftokan luksin. Të ashtuquajturat thagma ja ka formuluar ky i fundit që në gojën zëdhënëse të ish zëvendës kryeministrit të konsiderohen të besueshme. Një i penduar politik, por jo bashkëpunëtor i drejtësisë. Thagma me fantastike që ja ka kërkuar Saliu është verëpirja dhe çmimi i kripur mijëra euro i shishkës.. Kot nuk ja ka kërkuar t’ia fuste çmimit 100 mije euro. Do pjesëtohej në me shumë pensione. Gallata me e madhe është kjo e mediave pranë Saliut të cilat sa pa u arratisur Ahmetaj e mallkonin ditë e nate si tigër korrupsioni, ndërsa tani e adhurojnë si engjëll antikorrusioni”, shkruan Koçi.
Reagimi tij i tregon të gjitha. Në PS ka rënë bomba dje dhe nuk është çudi të shohim lëvizjet e radhës të Ramës. Ahmetaj tha se ka kontakte me shumë socialistë dhe madje tregoi detaje nga bisedat private të Ramës. Nuk është çudi që kryeministri të nisë ‘prerjen e kokave’. /Pamfleti
Lini një Përgjigje