
Zhdukja e Ervis Maritnit, u denoncua në momentin kur Edi Rama kishte inskenuar rihapjen e basteve online e kazinove, për të cilat, thuhet se ka raporte të agjencive partnere, se janë përfshirë si përfitues Olsi Rama, Gaz Demi, Dajlan Avdia i APEX e kullave të Tiranës, Fidel Ylli, Endri Meksi, banda partiake-kriminale në Durrës e Shijak dhe një grup turk, arab e qipriot, miq të Bablokut, të cilat do marrin “mbretërinë e basteve”...
SPAK i ka kërkuar Gjykatës, sekuestrimin e 32 pasurive dhe llogarive bankare të Ervis Martinit e familjarëve të tij, ndërkohë që nuk ka asnjë proces hetimi e gjykimi për zhdukjen e tij.
Me këtë kërkesë, SPAK ka krijuar precedentin e parë të paligjshëm procedurial, me sekuestrim e para gjykimit penal, pa patur prova vërtetuese, nëse këto pasuri të Ervis Martinit e familjarëve të tij, janë siguruar nga aktvitete të paligjshme, kur ai ka patur biznes bastesh të licencuar.
Zhdukja e Ervis Martinit, u denocua nga familjarët e tij më 11 gusht 2022 në polici, por kjo e fundit i përcolli, duke u thënë se ka informacione nga shumë burime, se mund të jetë larguar në mënyrë ilegale nga Shqipëria drejt Dubait dhe do ta kërkojnë.
Buja e zhdukjes së tij, u shoqërua me indicie nga mediat, deklarime nën zë të shefave të policisë, të anti-krimit, SHISH e të afërt të Ervis Martinit, se e kishin futur në kurth dhe e kishin zhdukur bandat e Durrësit, që kanë lidhje me kupolën e PS, të qeverisë e kryeministrin Edi Rama.
Këto akuza të adresuara, alarmuan Bablokun, i cili befasisht nisi lëvizjet personale për të devijuar dyshimet, duke futur në lojë kupolën e policisë, me mashtrime për fatin e Ervis Martinit; kur kryeministri nuk është angazhuar me kaq merak e stres, as për zhdukje biznesmenësh, personazhesh të tjerë të njohur e madje as për fëmijë e të mitur.
Më 7 shtator 2022, gjatë prezantimit të drejtorit Muhamet Rrumbullakut si drejtor policie, i dha atij këtë ultimatum: - Brenda 3 muajve, të gjendet Ervis Martinaj i gjallë apo i vdekur, pa justifikime nga ana juaj, për t’u dhënë fund hamendjeve çmendarake që po të qarkullojnë.
Ndërsa Muhamet Rumbullaku, iu përgjigj: - Kemi detaje për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe e dimë fatin e tij, por po grmbullojmë prova të tjera e do ta zbulojmë ngjarjen brenda 3 muajve.
Më 12 tetor 2022; Muhamet Rrumbullaku u pyet nga mediat, se çfarë ishte bërë për zbulimin e fatit të Ervis Martinajt, dhe a do arrihej brenda afatit 3 muajor që la kryeministri.
Ndërsa ai u përgjigj: - Jemi duke punuar, kemi angazhuar mjete e struktura speciale që po ndjekin këtë rast, jemi në ecuri të mbarë dhe nuk kemi frikë nga askush që mund të jetë implikuar, sepse jemi duke kryer detyrën e ngarkuar.
Për fatin e “mbretit të lojërave të fatit”, policia mashtroi (nuk ka raporte), se gjoja janë bërë disa gjurmime nga anti-krimi dhe kontrolle nga FNSH në Durrës e Shijak, ku familjët kishin informuar për dyshime se ishte zhdukur nga bandat e kësaj zone.
Më 7 dhjetor 2022, përfundoi afati që la Edi Rama dhe fati i Ervis Martinajt nuk u zbardh e nuk po zbardhet prej 2 vitesh e gjysmë, ndërsa kryeministri dhe policia nuk kanë folur më për fatin e tij.
Në muajin korrik 2023, ende pa mbushur 1 vit pas ultimatumit për të zbuluar fatin e Ervis Martinit, kryeministri Edi Rama publikoi projekt-ligjin për rihapjen e përshpejtuar të basteve online me 10 licenca monopol dhe të kazinove vetëm në hotele e resorte me “5 Yje”, ndërsa më 15 shkurt 2024 e miratoi në parlament.
Zhdukja e Ervis Maritnajt, u denoncua në momentin kur Edi Rama kishte inskenuar rihapjen e basteve online e kazinove, për të cilat, thuhet se ka raporte të agjencive partnere, se janë përfshirë si përfitues monopolistë, vetë Edi Rama nëpërmjet vëllait Olsi Rama, Gaz Demi, Dajlan Avdia i APEX e kullave të Tiranës, Fidel Ylli, Endri Meksi, banda partiake-kriminale në Durrës e Shijak dhe një grup turk, arab e qipriot miq të Bablokut.
Ata kanë hapur kompaninë e basteve online “Universe Sh.A”, të njohur si “Balena Blu” me qendër në lagjen nr.13 në Durrës e Shijak, ku kanë bazat këto banda që tashmë janë vërtetuar nga SPAK-u, se kanë emëruar drejtorët në tatime, dogana, portin detar, arsim, shëndetësi, polici, ushtri dhe fusin në lista deputetët e PS-ës.
Pista e zbardhjes së fatit të Ervis Martinajt, është vëtëm një: SPAK të hetojë indiciet-akuza ndaj klanit mafioz të Edi Ramës ku bëjnë pjesë bandat e Durrësit; dhe deklaratën mediatike të ish-krye-policit Muhamet Rrumbulllaku me 12 tetor 2022, se kishte shumë detaje e prova për zhdukjen e Ervis Martinajt, dinte fatin e tij dhe do ta zbulonte brenda 3 muajve./Pamfleti
Lini një Përgjigje