TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Tetor 2024, 20:14

"Eurot e drogës çojnë çmimet në stratofsferë", Berisha: Një shqiptari i duhet të punojë një shekull për të blerë një apartament

Shkruar nga Pamfleti

"Eurot e drogës çojnë çmimet në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij të përnatshëm para mbështetësve foli edhe për pastrimin e parave në Shqipëri në fushën e ndërtimit.

Berisha theksoi se eurot e drogës çojnë çmimet në stratofsferë dhe qytetarit i duhet të punojë një shekull për të blerë një apartament. Më tej ish kryeministri u shpreh se çmimet e apartamenteve janë më të shtrenjtat se në Bruksel, Romë, më të shtrenjta se në Vienë, Lubjanë, Zagreb e me radhë.

"Jam këtu për tu zotuar për të prerë me gërshët e forta të ligjit, lidhjet e pushtetit me krimin. Për të luftuar me zero tolerancë, trafiqet dhe drogën që po shkatërrojnë këtë vend. Hapni sytë miqtë e mi, shifni Tiranën, kullat e drogës dhe të korrupsionit në të katër anët kanë rrethuar qendrën e kryqytetit. Pa pyesni pak për çmimet e apartamenteve? Më të shtrenjtat se në Bruksel, Romë, më të shtrenjta se në Vienë, Lubjanë, Zagreb e me radhë. Çfarë ndodh?

Mbi 60 mijë apartamente të reja janë bosh, me dry. Kjo ndodh se lumejtë e parave të drogës, blejnë katet dhe kullat që në themel, çojnë çmimet në stratofsferë dhe qytetarit i duhet të punojë një shekull, një shekull për të blerë një apartament. Pra faktikisht është i dënuar për jetë të mos blejë dot një shtëpi në kryeqytetin e tij. Por kjo rritje, kjo rritje është drogë, është kulla korrupsioni dhe krimi.

Kjo rritje është kontenierë me euro drogë që hyjnë në Shqipëri dhe që rrëzojnë përdhe euron, europiane. Por që rrisin, çojnë në stratosferë çmimet e ushqimeve bazë për qytetarët. Bëjnë kështu që njerëzit më të ardhura më të ulëta në Europë, me pensionet më mjerane në Europë, të përballen në dyqanet e tyre, me çmime nga 10 deri në 250 për qind më të larta se mesatarja e BE-së. Kjo është gjendje e tmerrshme miq. Kjo është emergjencë. Kjo është klithmë për betejë, thirrje për betejë, kushtrim për betejë", tha Berisha.

berisha shqiptar apartament droge euro

Lini një Përgjigje