TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Tetor 2024, 14:42

BE i vë sanksione, Rama i thurr lavde Orban: Hungaria shembull për reformat e brendshme

Shkruar nga Pamfleti
BE i vë sanksione, Rama i thurr lavde Orban: Hungaria shembull për
Edi Rama në Hungari

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një vizitë zyrtare në Hungari, ku pas takimit me homologun hungarez Viktor Orban, nuk nguroi ti thurrte lavde liderit më problematik në BE.

Rama i shprehu mirënjohjen Hungarisë për atë që ka bërë për vendin tonë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Teksa Brukseli shpesh i ka ndërprerë fondet për shkak të korrupsionit Orban, Rama thotë se Hungaria është shembull sa i takon reformave të brendshme.

“Shpreh mirënjohjen time për atë që ka bërë Presidenca e Hungarisë për ne, duke bërë të mundur që pas disa ditësh të hapim një grup të tërë kapitujsh për integrimin e Bashkimin Europian. Është momenti për të falënderuar edhe Oliver Varhelyn, i cili na ka shoqëruar për 5 vite dhe ka qenë kyç për arritjet tona të rëndësishme. Ka qenë kënaqësi që të punonim me të dhe i urojmë suksese në të ardhmen. Ne e kemi parë gjithmonë Hungarinë si shembull sa i takon reformave të brendshme në administratë e qeveri. Ne kërkojmë të mësojmë gjithmonë e më shumë nga Hungaria. Sot biseduam se si mund ta zgjeronim bashkëpunimin tonë, që më shumë është ndihmë nga Hungaria drejt nesh. Sot nënshkruam dy marrëveshje, një në bujqësi dhe një në administratën publike, që është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që janë në rrugën e anëtarësimit në BE”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se “kompanitë hungareze po investojnë shumë në Shqipëri, duke u krahasuar me vende me madhësinë e Shqipërisë”. 

BE kohët e fundit ka shtuar "dënimet" kundër Hungarisë , e cila është gjithnjë e më shumë në kundërshtim me Brukselin jo vetëm për marrëdhëniet me Putinin, por edhe për parimet themeluese të Bashkimit.

Lini një Përgjigje