Albana Vokshi ka kritikuar deputetët socialistë gjatë seancës së sotme në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.
Pas sherrit me Erion Braçen, Vokshi tha se deputetet gra të mazhorancës duhet të reagonin, pasi sipas saj u fye dhe u dhunua verbalisht.
“Si duhet ta pranoni drejtimin me forcë me dhunë? Shumë mirë që bërë deklaratë për kolegen Konomi. Por si nuk bëtë deklaratë për Braçen kur shau dhe fyeu? Po fshihni abuzimin me 200 milion euro të dy koncesioneve. E keni rrëmbyer këtë komision, sepse nuk doni transparencë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo që po ndodh sot me këtë komision hetimor.
I kemi dërguar Spiropalit shkresë, pasi kemi deleguar shkeljet e panumërta të deputetëve të këtij komisioni i kemi kërkuar zëvendësimin e nënkryetarit dhe të paralajmërojë 6 deputetët e tjerë. Komisioni hetimor funksionon me ligj të veçantë. Kërkojmë që 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent deri në fund të komisionit”, u shpreh Vokshi.
Lini një Përgjigje