TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Tetor 2024, 09:53

Molotov mbi PS?/ ‘Djalli’ i përplasjes civile si justifikim për një “shtetrrethim politik”

Shkruar nga Pamfleti

 

Ndërkohë, Amerikanët po përgatisin një skenar të ngjashëm në Malin e Zi ku një koalicion partish që nuk kanë mazhorancën të jenë më të rëndësishme sesa dy partitë e mëdha. E që atyre t’ua lërë kontrollin e dikastereve të sigurisë...

Molotov mbi PS?/ ‘Djalli’ i përplasjes civile si justifikim
Bomba molotov mbi partinë e socialistëve /

Prej ditës që PD sulmoi me molotov selinë e Partisë Socialiste, atje ka jo vetëm njerëz dhe automjete të blinduara, por edhe ‘trupa’ që rrinë jashtë e brenda për të qenë gati.

Një skenar, duket i gatitur me kujdes për të krijuar një precedent, të paparë deri më sot, një shpërthim sherri që të ndezë jo vetëm gjakrat por edhe alertet ndërkombëtare për një destabilizim të Shqipërisë.

Asnjëherë nuk ka ndodhur një sulm ndaj PS-së apo PD-së, jo se ato përfaqësojnë institucione por se janë banda të fuqishme interesash, biznesi e influence në vend.

“Kalimi i vijës së kuqe” nga ana e PD-së u duk si një shëtitje që askush nuk i është përgjigjur nga partia në pushtet. E gjasat janë që nuk ka në mend t’i përgjigjet. Sepse ka një skenar për një përplasje të madhe në selinë e PS-së këto ditë për të treguar tension të madh në vend, tension që është vetëm në kokat e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Që duan të lënë tokën e djegur, pas një sondazhi që amerikanët kanë bërë mbi perceptimin politik të votës Shqipëri, ku të dy palët; si PS, ashtu edhe PD janë në minimumet historike. PS është 34% ndërsa PD e Sali Berishës 17%.

Edhe sikur të bëhen bashkë nuk e kanë të sigurt qeverisjen, por që nuk ndodh të mund të arrijnë në një koalicion i madh. E si kundërpërgjigje po përdorin kartën e përplasjes civile. Për të polarizuar atë pjesë që po refuzon t’i votojë palët. 

Amerikanët po përgatisin një skenar të ngjashëm në Malin e Zi ku një koalicion partish që nuk kanë mazhorancën të jenë më të rëndësishme sesa dy partitë e mëdha. E që atyre t’ua lërë kontrollin e dikastereve të sigurisë.

Skenar që duket tranzitor në formësimin e grupimeve të mëdha politike, që më pas të qeverisin apo të kontrollojnë pushtetin, madje me institucione garancie.

Ky plan, i cili ka në brendësi aksionet agresive të SPAK ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë ka detyruar Edi Ramën e Sali Berishën që të reagojnë me agresivitet.

Plan të cilin e kanë aleatët, të cilët po ndërmarrin masa profilaktike.

Rama e Berisha, në dijeni të zhvillimeve janë gati të bëjnë kamikazin për të lënë tokën e djegur. E si masë e parë është një përplasje civile PS-PD, e stisur, por që gjasa ka që në momentin e fundit SHBA e BE tu a bëjnë publike palëve se e dinë skenarin, sepse realisht dinë gjithçka. Ndaj SPAK pritet që këtë fundjavë të bëjë një goditje të fortë./Pamfleti

molotov partia socialiste djalli i përplasjes civile shtetrrethim politik

Lini një Përgjigje