
Dy javë më parë pati një debat të fortë në Senat, pasi Jeanne Shahwn Senatore nga Hampshire paraqiti një mocion mbështetës për ta miratuar këtë kandidaturë...
Prej afro një viti e gjysmë Shqipëria ka mbetur pa ambasador amerikan. Yuri Kim është larguar që në qershor të vitit 2023 dhe pasuesi i saj është bllokuar me dhjetra herë.
Presidenti Biden ka nominuar për në Shqipëri David Kostelancik. Edhe pse ka dalë dy herë në Komisionin e Jashtëm, votimi në seancë plenare në Senat është zvarritur prej më shumë se një viti e gjysmë. Kjo për shkak të betejës politike mes republikave dhe demokratëve. Në Senat shumicën e kanë republikanët dhe ata kanë bllokuar emërimin e shumë figurave, mes të cilave dhe të nominuarin për vendin tonë.
Dy javë më parë pati një debat të fortë në Senat, pasi Jeanne Shahwn Senatore nga Hampshire paraqiti një mocion mbështetës për ta miratuar këtë kandidaturë duke thënë se eksperienca e tij 35-vjeçare e bën Kostelancik kandidatin e duhur për të shërbyer si përfaqësuesi i SHBA- ve në Shqipëri.
Senatorja Amerikane shtoi se ndërsa Kina dhe Rusia kanë Ambasadorë në Shqipëri atëherë Senati nuk duhet te vonojë për të vepruar.
Mocioni mbështetës i Jeanne Shahwne u hodh poshtë nga Senatori i Utah Mike Le i cili tha se Zoti David Kostelancik nuk mund të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në një mision Diplomatik për shkak të eksperiencës së tij në Hungari. Le akuzoi Kostelancik se ishte përfshirë në politikën Hungareze duke sulmuar lirinë e medias dhe duke u përfshirë në aktivizëm Social. Senatori njihet për mbështetjen që ka ndaj Orban.

Por emri i Kostelancik është futur sërish në axhendë. Sipas kalendarit që ka siguruar “Pamfleti”, ai është parashikuar në rend dite për ditën e nesërme. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë reflektim nga ana e senatorëve, apo sërish do të vijohet të kalohet në heshtje duke mos e prekur si çështje.
Mungesa e ambasadorit amerikan ndihet në politikën shqiptare. Situata është ndezur, teksa dhe drejtësia është në presion. Ambasadori i BE po mundohet ta marrë situatën në dorë, por nuk ka atë ndikim që ka një ambasador amerikan. Gjasat janë se do të duhet të presim zgjedhjet e nëntorit në SHBA për pasuesin e Yuri Kim. /Pamfleti
Lini një Përgjigje