Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Hungari ku ka takuar homologun e tij Viktor Orban.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, kryeministri hungarez është shprehur se javën e ardhshme do të hapen negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ende pa u konfirmuar hapja e negociatave, ku pritet të merret vendimi në Bruksel, Orban uroi Shqipërinë duke theksuar se është i lumtur që kjo do të ndodhë teksa presidencën e Bashkimit Europian e ka Hungaria.
“Shqipëria ka pritur që nga viti 2019. Kam folur dhe në Strasburg. Kura më e mirë për të gjithë, është që BE t’i presë vendet e Ballkanit. Shqipëria ka bërë punë të mrekullueshme, të bazuar te mertita. Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte tani. Fatkeqësisht po shohim pengesa politike. Javën e ardhshme në Luskemburg, do të kemi konferencën ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE. Jemi shumë krenarë që kjo vjen kur Hungaria ka presidencën e BE. Hungaria, në frymën e një politike të përgjegjshme të fqinjësisë së mirë, ka ndihmuar BE. Ju nuk duhet të prisni nga anëtarësimi që të përfitoni nga kjo gjë. Kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin dy palësh”, u shpreh Orban.
Lini një Përgjigje