
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të grupimit të Rithmelimit, Gazment Bardhi, ka folur sërish për Xibrakën.
Bardhi u shpreh se çështja e Xibrakës është ende e hapur, dhe se ka bërë kallëzim në SPAK për Olsi Ramën.
“Të nesërmen e denoncimit tim, të gjitha të dhënat i kam depozituar përmes një kallëzimi në prokurorinë e Posaçme. Disa ditë pas kësaj përmes një njoftimi publik jam njoftuar se edhe vëllai i kryeministrit ka dërguar një kallëzim në prokurori. Në këtë rast mungon transparenca ndaj qytetarëve. Pretendimi është se unë kam shpifur. Për atë kallëzim përveç Olsi Ramës nuk e merr vesh asnjë njeri se çfarë do bëhet me atë çështje. Sa herë që kapen me afera, nxitojnë të thonë shpifje. Unë nuk kam shpikur diçka. Unë kam marrë dosjen penale të prokurorisë. Çështja nuk është mbyllur për shkaqe procedurale, por është veçuar se nuk kanë mundësi thonë ata të gjejnë bashkëpunëtorët. Është ende sot që flasim një çështje e hapur. Ka një çështje që ka mbetur gjysma e saj e pa zgjidhur”, tha ai në “Ora News”.
Lini një Përgjigje