TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 11:22

Erion Braçe përplaset me Nikollën në Kuvend, “mollë sherri” bëhet Gazment Bardhi

Shkruar nga Pamfleti
Erion Braçe përplaset me Nikollën në Kuvend,
Erion Braçe dhe Lindita Nikolla

Që në nisje të seancës plenare socialisti Erion Braçe u përfshi në debate ne kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Kjo e fundit i dha fjalën nënkryetarit të PD-së, Gazment Bardhi për të disatën herë, çka irritoi Braçen, i cili me tone të ashpra i kërkoi llogari Nikollës.

Ai deklaroi se Bardhi dhe deputetët e tjerë të PD-së po dalin jashtë rendit të ditës, ndërsa Nikolla iu përgjigj se po respekton paqen me opozitën.

Pjesë nga debati:

Braçe: Edhe një herë tjetër zotin Bardhi? Këta janë jashtë rendit të ditës. Është shumë e qartë, keni rendin e ditës. Kush do të flasë… (nuk dëgjohet).

Nikolla: Dakord, keni shumë të drejtë zoti Braçe. Unë po respektoj meqenëse kemi vendosur paqen për të rifilluar normalitet. Ju lutem, po respektoj radhën

 

erion braçe nikolla

Lini një Përgjigje